Ndryshon moti nesër, ja zonat ku do të bjerë shi…

0

Sot pasdite (e hënë, dt.16) dhe nesër (e martë, dt.17) priten reshje të dobëta, kurse në veri dhe verilindje lokalisht deri mesatare, sipas parashikimit të motit nga IGJEUM.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 12/ 20 °C
  • Në vendet e ulëta: 13 / 19 °C
  • Në vendet malore: 8 / 15 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.16) dhe nesër (e martë, dt.17) pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë, dt.16) dhe nesër (e martë, dt.17) pritet nivel rreziku “I ULËT” në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Fier (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Pjesa tjetër e territorit “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje. Rreziku do të jetë kryesisht gjatë ditës së sotme, paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave.

Lini nje pergjigje