Luan Rama: “Mbajtja në burg e kuksianëve-krim shtetëror” Marku përgjegjëse, detyrë e popullit të bëjë drejtësi…

0

Zv/kryetari dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama shkruan se mbajtja në burg e protestuesve kuksianë është një krim shtetëror dhe se ”rrëmbimi” i tyre është kryer në kundërshtim me ligjet. Ndaj Rama thotë se është detyrë e popullit të bëjë drejtësi.

”Përsëri për qytetarët protestues në Rrugën e Kombit: Mbajtja në burg e kuksianëve-krim shteteror! Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në “Rrugën e Kombit”. Sepse e gjithë veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me kërkesat që parashikon Kodi i Procedurës Penale”,-shkruan Rama në një status në facebook.

Përgjegjës për këtë shkelje, Rama thotë se janë titullarë dhe përfaqësues të këtyre institucioneve, të cilët në bashkëpunim kanë fallsifikuar dokumentat zyrtare dhe kanë shpërdoruar detyrën.

Rama thotë se përgjegjësia kryesore bie mbi Prokuroren e Përgjithshme, që sipas tij është në kushtet e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të deryrës.

”Pas dëshmive të qindra qytetarëve kuksianë, pas provave shkresore e së fundmi, edhe pas provave filmike, provohet katërcipërisht e pa asnjë ekuivok se jemi përpara një krimi shtetëror të organizuar e të realizuar në bashkëpunim. Qytetarët e pafajshëm kuksianë janë ndaluar nga policia rreth ores 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia”,-shkruan më tej zv/kryetari i LSI-së.

Lini nje pergjigje