Kundër Hervin Çulit si drejtor, e ‘paguan’ shtrejntë Fiori Dardha/ Largohu nga televizioni (FOTO)

0
295

Përpara pak ditësh, moderatorja  Fiori Dardha shprehu hapur mospëlqimin e saj për zgjedhjen e Hervin Çulit në postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Por mesa duket ka pasur edhe nga ata persona që nuk kanë qenë dakord me mendimin e Fiorit.Një ndjekës i saj në ‘Instagram’ i ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë: “Ashtu si drejtori i Teatrit Kombëtar duhet të ndërrohet, nuk mendon që edhe figurat e televizionit si ty dhe të tjerë duhen ndërruar?”. Por pas kësaj nuk ka munguar edhe përgjigja e menjëhershme e moderatores. “Drejtori i Teatrit paguhet me taksat tona (edhe të miat). Unë punoj në një televizion privat dhe në momentin që puna ime nuk shkon mirë, nuk më kursen askush. Më largojnë direkt! Televizionet janë përherë në kërkim të figurave të reja, por kjo nuk do të thotë që kush ka vite në ekran duhet të largohet. Kam bërë audicione pafund në jetën time. Në shumicën e rasteve kam fituar. Me krenari e them që në profesionin tim nuk më ka falur askush asgjë! Çdo gjë e kam fituar me talent e punë. Guxoni! Vini veten në provë! Mos kini zili suksesin e tjetrit”, – ka shkruar Fiori Dardha.

Image

 

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here