Skandali me arrestimet, reagon Vasili: Prokuroria nën akuzë për rrëmbim natën të qytetarëve

0
214

Kreu i grupit te LSI Petrit Vasili reagoi para pik minutash pas video skandalit te bere publike nga avokati Altin Goxhaj, ku pohoi se:

 

Prokuroria eshte nga sot nen akuze pas publikimit pamjeve te arrestimit te qytetareve kuksiane ne mes te nates. Kam dite te tera qe ngre me force nje dhunim te tille shume te rende te ligjit. I kam bere thirrje publike prokurorise te hetoje. Prokuroria ka heshtur.
Pamjet e bera publike ne Fax News nga avokati Altin Goxhaj e ka kthyer sot prokurorine ne te akuzuaren e madhe pasi me mosveprimet e saj ka lejuar e ligjeruar shkelje flagrante te ligjit dhe falsifikime monstruoze te dokumentave te denja per nje shtet banditesh.
Prokuroria e pergjithshme e komanduar nga zyrat e kryeministrise ka treguar publikisht kapjen e saj te plote ajo tashme thjesht nje mashe e mjere ne duart e qeverise.
Populli eshte i detyruar ta zgjidhe ai dhe askush tjeter kete moment kritik kur policia rremben njerezit ne mes te nates dhe prokuroria i bekon keto veprime te poshtra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here