Si komshinjtë shqiptarë nuk ka, shprehjet tipike që dëgjon prej tyre…

0
Loading...

Nuk besojmë se ka vend tjetër në botë, që ka këtë marrëdhënie siç kemi ne shqiptarët me komshinjtë.
Ka edhe nga ata komshinj të cilët të kërkojnë llogari se ku po shkon, me kë dhe pse? Sidomos ato zonjat e nderuara të pallatit të cilat bëjnë “roje”, kur ti del nga shtëpia, transmeton Class.

Shprehjet tipike që dëgjojmë ose kemi dëgjuar dikur nga komshinjtë tanë;

1 – Do dalësh?

Sapo ti del nga pallati, pyetjen që mbase nuk ta bën mami, ta bën komshija që ke poshtë shtëpisë.

2 – Me kë po del?

Nuk mund të shpëtosh, pa i treguar se nga po shkon.

3 – Nëse je vajzë, të pyesin; Ai djali që të shoqëroi mbrëmë, i dashuri është?

Ai mund të jetë thjesht një mik, por komshinjtë të kanë fejuar e martuar.

4 – Të kanë ardhë njerëz?

Kur ti del shpesh nga shtëpia, ose shkon në dyqan, të pyesin të kanë ardhë njerëz që po bën kaq lëvizje?

5 – Kush është ai që erdhi?

Normalisht që ato nuk mund ta lënë me kaq, duan të dinë kush vjen dhe kush ikën nga shtëpia jote.

Loading...

Lini nje pergjigje