Shqiperia të “kapë” trenin e integrimit Euroatlantik, megjithëse treni i Shqiptareve nuk ndalet më…

0

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka publikuar në rrjet një foto nga takimi me Peter Lumaj, republikan i njohur në rrethet e emigracionit shqiptar në SHBA.

Ai është në garë për të qenë kandidati republikan i qeverisë për postin e guvernatorit të Connecticutit.

Peter Lumaj, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara si një refugjat nga Shqipëria komuniste rreth 30 vjet më parë, ka deklaruar së fundmi për mediat amerikane se ka refuzuar një ofertë nga administrata Trump për t’u kthyer në Shqipëri si ambasador.

Postimi i Dritan Demiraj

Te nderuar miq!

Sot pata kenaqesine dhe privilegjin te kaloja nje dreke pune me mikun tim z. Peter Lumaj.

Eshte domethenese dhe shume motivuese qe i gjithe komuniteti i Shtetit Connecticut-it, te gjithe shqiptaret i jane bashkuar perpjekjeve per te nxjerre kandidatin e tyre Shqiptar, ne garen e Partise Republikane per Governator Shteti.

Ndava me z. Lumaj shqetesimet qe kane lidhje me situaten ne Shqiperi dhe diskutuam se si mund te kontribojme te gjithe se bashku, me qellim qe Shqiperia te “kape” trenin e integrimit Euroatlantik.

Megjithese treni i Shqiptareve nuk ndalet me………

Lini nje pergjigje