Keidi Bare rrezikon pezullim të gjatë, ofendoi gjyqtarin: Shko q**…

0

Keidi Bare, u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në sfidën që Atletiko Madrid B, luajti përballë Deportivo La Korunja B. Arbitri e nxori me të kuq brenda 15 minutave lojë, por akoma më e rëndë është ajo që ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë.

Në realacionin e arbitrit pas ndeshjes, kryesori ka shënuar se shqiptari i ëështë drejtuar me fjalët: “Shko q*u”, kur ka parë kartonin e kuq. Akoma më të rënda, kanë qenë fjalët drejt arbitrit kryesor, në dhomat e zhveshjeve, pas përfundimit të pjesës së parë. “Je budalla. Bir k*rve. Shko q*u!”, shënohet t’i ketë arbitrit, Keidi Bare, në relacionin e ndeshjes.

Siç raportojnë nga Spanja, një sjellje e tij pritet t’i kushtojë shtrenjtë Keidit, që mund të marrë një pezullim deri në 12 ndeshje.

Lini nje pergjigje