Denoncimi: oficeri i policise, që e thërrasin “Loshi” është pjesë e një grupi që merret me shitjen e kokainës.

0
189

Me poshte denoncimi i ish kryeministrit Berisha

Narkopolicia qe shet kokaine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Prsh z.Berisha unë që po ju shkruaj jam një punonjës I policisë pranë D.V.P Shkodër por për shkak të rrezikut që mund të ketë pasoja dua të mbes anonim.

Dua të denoncoj një rast që për këtë është në dijeni edhe Drejtori I Policisë Vehbi Bushati dhe paraardhës të tij .Ka të bëjë me implikimin e një oficeri policie që e thërrasin “Loshi” dhe dizponon automjetin tip benz ngjyrë blu me targa SH 8301 C I cili është pjesë e një grupi që merret me shitjen e kokainës.

Ky polici qëndron në ambjentin ku është baza e këtij grupi që është një lokal në lagjen Perash në qendër të shkodrës. Tek lokali shkojnë cdo ditë persona të ndryshëm të cilët blejnë doza kokakine dhe që iu shiten nga vetë pronarët e këtij lokali të cilët kanë mbrojtjen e policit në fjalë. Ju lutem z. Berisha dua të mbes anonim, por e denoncova rastin sepse ka mbi 1 vit që këto persona punojnë pa I hyrë ferr në kemb.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here