Standard.al

Zbulohen ndryshimet në statutin e PD…

0

Partia Demokratike ka mbledhur sot kryesinë e saj për të vendosur mbi ndryshimet statusore, që do t’i propozohen Kuvendit Kombëtar të Demokratëve, që do të mbahet në 28 dhe 29 prill.

DOKUMENTI:

 Rekomandimet per ndryshime statutore, qe po diskutohen ne kryesine e Partise Demokratike.  

 Procesi eshte udhehequr nga dy parime: 

  • Sigurimi i hapesirave dhe garancive demokratike ne parti
  • Perfshirja ne vendimarrje e anetaresise.

Burimet per rekomandimet e ndryshimit te statusit vijne nga:

  • Propozimet e dala gjate analizes
  • Praktika e partive simotra ne Gjermani dhe Britani
  • Propozimet e dy flukseve te ndryshme, që kane paraqitur platfome politike dhe draft statut krejt te ri
  • Propozime individuale nga anetare, kryetare degesh dhe anetare te forumeve te partise.

Afrimi i vendimarrjes tek anetaresia.

  • Propozimi për përfshirjen e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.
  • Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarje të rëndësishme politike të parties, duke perfshire miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjite dhe programet politike dhe elektorale; 
  • Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotesisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
  • Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmeri për anetarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.
  • Standartet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.
  • Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, qe do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje te miratuar nga Këshilli Kombëtar. Eshte propozim i shpallur ne projekt-statutin e dy anetareve te KK, I pershtatur per kushtet tona nga modeli origjinal i Partise Konservatore Angleze.

kryesia (1)

PD mbledh sot kryesinë për statutin, gati dokumenti me opsionet për çështjet e debatuara

Burime të “Panorama” bëjnë me dije se dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani, sekretari i Burimeve Njerëzore, Fatbardh Kadilli, dhe sekretari organizativ, Enno Bozdo, kanë gati dokumentin me parimet dhe konceptet politike dhe me opsionet për të zgjidhur çështjet e debatuara.

Grupi politik ka marrë në konsideratë të gjitha propozimet statutore të ardhura në PD, përfshirë platformën për ringritjen e PD të Astrit Patozit, statutin alternativ të Edit Harxhit dhe Edvin Kullurit dhe propozimet e ardhura nga analiza.

Gjithashtu, ka pasur dhe takime me figura të rëndësishme të gjithë flukseve në PD. Diskutimi i sotëm në kryesinë e PD-së nuk do të jetë finali për të vendosur mbi librin e rregullave të brendshme në radhët e demokratëve.

Të premten e ardhshme pritet të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i PDsë, organ që nuk është mbledhur asnjëherë që nga krijimi i tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.