• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Takime urgjente me Arta Markun dhe ambasadorin gjerman: “Lu kërkon arrestimin e Llallës?!”

14 April, 2018
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

LexoEdhe

Aksioni i arrestimit të protestuesëve! Deputetët e PD-së përplasen fizikisht me policinë!!!

Video, Florenc Hoxha gjatë arrestimit! Goditja pas shpine nga policia, skandal

‘Gazi lotsjellës, krim kundër njerëzimit!’ Ish-ministri i Brendshëm apel të fortë Ramës: Largohu sa më parë!

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, duket se po luan të gjithë mundësitë e tij për të mundësuar arrestimin e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai ka marrë rolin e hetuesit dhe po ndikon tek institucionet ligjzbatuese për të vënë në pranga njeriun, i cili konsiderohet si kundërshtari më i madh i tij në Shqipëri.

Diplomati amerikan u takua mesditën e së enjtes me Presidentin Ilir Meta, ku, me shumë mundësi ka mohuar që t’i ketë kërkuar Llallës arrestimin e tij në vitin 2015. Pas këtij takimi, ambasadori Lu, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Policisë, Ard Veliu, kanë zhvilluar një takim për më shumë se një orë në Ambasadën Gjermane.

Rastësi ose jo, por duhet përmendur fakti se Llalla prej muajsh ndan kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku jeton edhe familja e tij pas një largimi të ngutshëm në mesin e vitit 2016.

Pas takimit në Ambasadën Gjermane, Donald Lu dhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, kanë qenë në zyrat e Kryeministrisë, në mbrëmje vonë. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për qëllimin e këtij takimi. Por lëvizjet e ambasadorit Lu duket se lidhen me një emër-Adriatik Llalla.

Kjo seri takimesh vjen menjëherë pas reagimit të ambasadorit Lu, lidhur me një letër që Adriatik Llalla ka dërguar në Kongresin Amerikan, në maj 2017, ku e cilësonte diplomatin si të lidhur me Soros dhe që kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, në kohën kur ky i fundit ishte Kryetar Parlamenti.

Ambasadori Lu, duke mohuar këtë të dhënë të deklaruar nga Llalla, reagoi ashpër duke e quajtur ish-Prokurorin e Përgjithshëm të korruptuar dhe që rrezikon burgun për pasuritë të mëdha të pajustifikuara, sipas tij.

Departamenti i Shtetit ndaloi hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Nga ana e tij, Llalla reagoi në një media amerikane, duke thënë që “vendimi i Departamentit të Shtetit është marrë për shkak të keqinformimit me dashje që është bërë nga ambasadori Lu”.

Disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimin ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave. Ky hetim nuk është konfirmuar zyrtarisht deri më tani, por u deklarua për herë të parë në një kronikë të Deutche Ëelle, e cila i referohej “një burimi diplomatik në Tiranë”.

Media shqiptare, me gjithë burimet e saj, nuk ka arritur ta konfirmojë hetimin e nisur ndaj Llallës. Mesa duket, në këtë rast, sipas Deutche Ëelle, nisja e hetimit konfirmohet nga “burime diplomatike” dhe jo nga institucionet përgjegjëse. Duket qartë se hetimi, nëse ka nisur, ka ardhur si pasojë e presionit të diplomatëve të rëndësishëm në Tiranë. Pasi, janë këta të fundit që kanë marrë rolin e “zëdhënësit” të Prokurorisë Shqiptare për të informuar median dhe publikun se ndaj Llallës ka nisur një hetim.

Debati i ashpër ndërmjet Donald Lu dhe Adriatik Llallës ka vijuar prej mëse dy vitesh. Në prag të largimit të tij nga Shqipëria, ambasadori amerikan duket se është i vendosur që të penalizojë në maksimum “kundërshtarin” e tij shqiptar, duke nxitur apo ushtruar presion ndaj institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri për arrestimin e tij./boldnews.al.

ShareTweetPin
Previous Post

"Sulmi i ShBA ndaj Asad tregoi se asnjë diktator, sado i eger të jetë, nuk i mposht dot vlerat e demokracise dhe lirisë njerezore"

Next Post

Sulmi në Siri, Vasili: Kush voton kundër Amerikës duhet refuzuar...

redaktori

redaktori

Next Post

Sulmi në Siri, Vasili: Kush voton kundër Amerikës duhet refuzuar...

Discussion about this post

SONDAZHI

[democracy id="18"]

Lajmet e fundit

Politikë

Deputetët e LSI-së mirënjohje për protestuesit: Sot Shqipëria rregulloi frymëmarrjen, ndezi shpresën!

by redaktori
16 February, 2019
0

5 zyrtarët e LSI-së shprehin mirënjohjen për pjesëmarrësit në protestë, ndërsa nuk ngurrojnë të tregojnë fundin politik të kryeministrit Edi...

Read more

Aksioni i arrestimit të protestuesëve! Deputetët e PD-së përplasen fizikisht me policinë!!!

16 February, 2019

Video/ Vitkor Tushaj: Sot, Shqipëria rregulloi frymëmarrjen! Mllef njerëzor kundër tepsisë së maxhorancës!

16 February, 2019

Video, Florenc Hoxha gjatë arrestimit! Goditja pas shpine nga policia, skandal

16 February, 2019

‘Gazi lotsjellës, krim kundër njerëzimit!’ Ish-ministri i Brendshëm apel të fortë Ramës: Largohu sa më parë!

16 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -