Flet zv/kryeministrja: Ç’po bëhet me “listën e zezë” të Ramës?

0
185

Gjatë prezantimit të raportit vjetor të DAP pak dite me pare në Komisionin e Ligjeve, drejtoresha e DAP, Albana Koçiu tha se administrata publike është shumë e lëvizshme për shkak të ngritjeve në detyrë apo lëvizjeve paralele.

“Administrata është shumë e lëvizshme për shkak të dorëheqjeve, lëvizjeve, daljeve në pension, por ndërkohë është e lëvizshme edhe për shkak të dy procedurave.

Ajo e zhvillimit të karrierës brenda shërbimit civil dhe ngritja në detyrë. Të dy këto procedura krijojnë vende vakante, pasi një nëpunës që lëviz nga një institucion, në një tjetër lë një vend vakant. Por që trendi i vakancave shkon rreth 1100 vende”, ka thënë Koçiu. Para deputetëve, drejtoresha e DAP dha dhe një statistikë për konkurset e hapura në tri vite dhe ku rezulton se nga 1419 procedura rekrutimi, 452 kanë mbetur pa fitues. “Kam një statistikë gjatë këtyre tri viteve 2015-2016-2017, kemi zhvilluar gjithsej 1419 procedura rekrutimi. Dhe për këto procedura, 32% e tyre ose 452 vende janë mbyllur pa fitues. Ende sot sfida më e madhe mbetet adresimi i faktit si ne do bëjmë të mundur që të rekrutojmë në administratë ata që janë më të mirët. Unë po e them nga ana ime, që është më mirë një vend vakant se një vend i plotësuar me një nëpunës që performon dobët dhe do duhet ta lirosh nga detyra dhe e të fillosh procedurë të re”, ka thënë dje Koçiu.

VENDIMET E GJYKATAVE

Drejtoresha e DAP tha dje se një problematikë serioze janë dhe vendimet e gjykatës për kthimin në vendin e punës të nëpunësve të liruar nga detyra. Por, sipas saj, problem mbetet fakti se vendet e punës nuk janë dhe janë ndryshuar kriteret. Sipas saj, janë 145 vendime të pazbatuara të gjykatave nga ana e DAP, ndërsa në total nuk ka dhënë një shifër. “Kam dëgjuar që gjatë kësaj periudhe, që është një shifër e madhe që rëndon në buxhetin e shtetit, por ato shifra që dalin lart e poshtë nuk i referohen shërbimit civil dhe DAP. Janë marrëdhënie të tjera kontraktuale. S’kemi shifër të saktë se sa rëndojnë këto vendime të zbatuara ende, që aktualisht në momentin që flasim janë 145 vendime gjyqësore të pazbatuara”, ka thënë Koçiu.

LISTA E ZEZË

Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, iu përgjigj interesit të deputetit të LSI-së, Nasip Naço, se çfarë është bërë me listën e 101 drejtorëve të administratës shtetërore, e cila u publikua nga Kryeministri Rama si të papërshtatshëm në detyrë. Gjatë raportimit në Kuvend, Mesi tha se kjo listë nuk është pjesë e shërbimit civil dhe se ata rregullohen nga Kodi i Punës.

“Në lidhje me listën e zezë, shumica e emrave të dalë në atë listë nga komentet apo komentuesit dhe qytetarët që komunikuan direkt me Kryeministrin, nëpërmjet mediave online. Janë faktikisht në kategorinë e individëve të cilët përfshihen në Kodin e Punës dhe jo në shërbimin civil. Po flasim për një raport të Departamentit të Administratës Publike, i cili mbulon pjesën e nëpunësve civil, atë pjesë e dhjetëshes në 100 mijë dhe sigurisht për çdo performancë negative, apo performancë të vlerësuar jo mirë nga ana e qytetarëve, ne duhet të flasim me bazë ligjore dhe të respektojmë çdo element të Kodit të Punës dhe nëse performanca e tyre e evidentuar si negative në rrjete apo komunikime të tilla argumentohet dhe gjen dhe bazë ligjore, sigurisht pastaj janë institucionet që duhet të respektojnë këtë Kod Pune dhe jo DAP”, ka thënë Mesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here