5800 persona të burgosur/ Ja kostoja e “kripur” e të burgosurve në Shqipëri…

0
Öùôïãñáößá áñ÷åßïõ ìå çìåñïìçíßá 26 Íïåìâñßïõ 2004 áðü ôéò öõëáêÝò Êïñõäáëëïý.Ðåñéóóüôåñïé áðü 5500 êñáôïýìåíïõò óôéò öõëáêÝò ôçò ÷þñáò êÜíïõí áðï÷Þ áðü ôï óõóóßôéï ôïõò äéáìáñôõñüìåíïé ãéá ôéò êáêÝò óõíèÞêåò äéáâßùóçò ôïõò.

Plot 5800 persona ndodhen aktualisht të izoluar në qelitë e paraburgimeve apo të burgjeve në vend. Por sa kushton mbajtja në qeli e një personi taksapaguesve shqiptare?

Loading...

Një nga raportet më të fundit të Organizatës Botërore të Burgjeve dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, listoi Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan për numrin e të burgosurve. Referuar përllogaritjeve të bëra në këtë raport, rezultonte se të burgosurit në Shqipëri përbëjnë 0.2 për qind të numrit të popullsisë.

Aktualisht, numri personave të izoluar në paraburgimet dhe burgjet e vendit shkon në rreth 5800 persona, nga të cilat 100 janë femra. Kjo shifër shoqërohet me një kosto jo pak të kripur për buxhetin e shtetit.

Por sa i kushton taksapaguesve shqiptarë mbajtja në qeli e një personi në 24 orë?

Kjo është një tablo të kostove, bazuar në të dhëna të siguruara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Duke llogaritur të gjitha shpenzimet e kërkuara, përfshi ushqimin, transportin, pagesat e punonjësve të policisë apo shërbime të tjera të nevojshme një i burgosur mashkull i kushton shtetit rreth 2 mijë lekë të rinj në ditë.

Ndërsa një e burgosur femër kushton nga 5 mijë deri në 5 mijë e 700 lekë në ditë. Diferenca e madhe e kostos mes dy sekseve vjen për shkak të specifikave të shërbimeve të nevoshme tek femrat. Të tilla janë shërbimet mjekësore për shtatzënat, apo nevojat për staf civil në raste e nënave me fëmijë nën 3 vjeç, që zgjedhin ta mbajnë foshnjën në burg.

Kostoja shkon në rritje për të burgosurit e sëmurë, gati 6500 lekë në ditë. Ndërsa shpenzimi më i madh i sistemit të burgjeve shkon për të miturit, mbajtja në qeli e të cilëve kushton 12 mijë lekë në ditë.

Referuar shifrave, kostoja mesatare e një të burgosuri në Shqipëri varion nga 60 mijë deri në 360 mijë lekë në muaj për person, në një kohë që paga mesatare mujore në vend llogaritet në 45 mijë lekë.  /AbcNews

Loading...

Lini nje pergjigje