Njihuni me popujt më pijanecë në botë. Ja ku renditet Shqipëria (FOTO)

0
216

Shqiptarët konsumojnë shumë kohë nëpër kafene, por mesa duket jo duke pirë pije alkoolike. Në renditjen e konsumatorëve të alkoolit ne nuk futemi tek popujt ‘pijanecë’.

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi hartën dhe listën e popujve që konsumojnë më shumë alkool. Matja është bërë duke përllogaritur sasinë e vjetore të alkoolit të pastër të konsumuar nga personat mbi 15 vjeç në vit. Kështu, një shishe verë përmban mesatarisht 13 përqind alkool, që do të thotë 97.5 mililitra janë alkool i pastër në një shishe 750 mililitërshe. Po i njëjti kriter është ndjekur edhe me pijet e tjera, duke i zhveshur ato nga përmbajtësit e tjerë e duke përllogaritur alkoolin e pastër.

Në bazë të kësaj përllogaritjeje të kësaj organizate, shqiptarët rezultojnë të konsumojnë mesatarisht 7 litra alkool në vit, duke u renditur të parafundit në rajon, para Maqedonisë që konsumon 6.7 litra.

Vendin e parë në Ballkan e mbajnë rumunët me 14.4 litra në vit, ndjekur nga serbët me 12.6 litra, pastaj kroatët me 11.6 litra, bullgarët me 11.4 litra, grekët 10.3 litra, malazezët me 8.7 litra dhe boshnjakët me 7.1 litra.

Ndërkohë, në rang global rusët duket se vetëm ‘namin’ kanë sepse në krye të listës janë ‘kushërinjtë’ e tyre, bjellorusët. Këta të fundit konsumojnë mesatarisht 17.5 litra alkool në vit, ndërsa rusët pijnë ‘vetëm’ 15.1 litra në të njëjtën periudhë.

Në perëndim, populli me ‘pijanec’, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë portugezët, që konsumojnë mesatarisht 12.9 litra. Një francez i rritur pi mesatarisht 12.2 litra alkool në vit, një gjerman 11.8 litra, një britanik 11.6 litra, një amerikan konsumon 9.2 litra, ndërsa një kanadez pi 10.2 litra alkool në vit.

Vendet ku konsumi i alkoolit është thuajse zero janë vendet e Afrikës Veriore, ato të Lindjes së Mesme dhe aziatike si Pakistani, Afganistani e shtete të tjera myslimane.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here