“E çuem grushtin për me luftue dhe me fitue, fytyrën e xhelatit…”

0
195

Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në një postim në facebook pas protestë së LRI-së dhe FRPD para shtëpisë së Ramës. Rama shkruan se të rinjët kanë marrë guximin te protestojnë para fytyrës së xhelatit. 

Postimi i plotë:

Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

Për Floidën dhe moshatarët e saj…

Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!
Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën!
Dhe servilizmi ka ndërsyer policinë e keqpërdorur, për të trembur të rinjtë e protestës, me armë e me pranga!
Frika e pushtetit ka gjithnjë fytyrën e prangave! Dhe mjer ai që për pushtetin e vet, kanos me pranga rininë! Sepse ka parathënë fundin e vet të turpshëm.
“E çuem grushtin për me luftue,
Ndër lufta t’reja,
Dhe me fitue…”
Jetojmë në kohë migjeniane!…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here