Standard.al

Shpërthen Kryemadhi, abuzimi ndaj Erës: “Nuk do ta kaloni lehtë këtë akt pervers”

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi teksa është larguar për pak çaste nga angazhimet e saj politike, ka bërë një njoftim të rëndësishëm që lidhet me vajzën e saj të vogël. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Kryemadhi thekson se persona të paidentifikuar kanë hapur një profil në emër të Era Metës, vajzës së vogël të familjes Meta.

Mes të tjerash ajo i bëri thirrje prokurorisë dhe Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshëm që të hetojë këtë rast, ndërsa paralajmëroi se autorët do ta paguajnë shtrenjtë. Ajo e cilëson këtë akt të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurrë nuk kane respektuar familjet e aq me pak fëmijët e tyre.

Monika
REAGIMI I KRYEMADHIT
Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqpërdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqpërdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.