Berisha: Lu-Vlahutin, zbatuan planin e Soros për reformën në drejtësi

0
287

Ish-Kryeministri Sali Berisha i pyetur sesi do të vlerësonte veprimtarinë e Ambasadorit Lu, i cili është në mbyllje të karrierës, theksoi se “Lu dhe Vlahutin kanë bërë gjithçka për të zbatuar planin e George Soros për reformën në drejtësi, këtë e kam thënë dhe e them me bindjen më të madhe”.

Ish-Kryeministri solli në vëmendje projektin e reformës në drejtësi që u rrëzua nga Komisioni i Venecias, për të cilin tha se ishte projekt i ekspertëve të Soros.

“Edhe projekti i dytë u përmbys, pasi këto ushqenin opinionin se opozita nuk do reformën në drejtësi dhe kjo ishte një trillim. Këta çfarë bën, kur nuk e kaluan problemin me Kushtetutë, përmbysën Kushtetutën dhe çfarë bënë në fund, zgjodhën Edi Ramën, Kryeprokuror”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se reforma u ekzekutua që në momentin që drejtësia iu dha në dorë Edi Ramës. “Kjo reformë ka dështuar, drejtësia ka pasur nevojë për reformën më të madhe, por dhënia e drejtësisë Edi Ramës është projekt i Xhorxh Soros. Nuk ndodh kurrë që fondacioni Soros të përpunojë platformën për reformën në drejtësi, kjo ka ndodhur në formën më monstruoze”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here