Kadiu: Ekonomia familjare, në pikën e fundit. Biznesi i vogël po falimenton!

0
306

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka ngritur alarmin për politikën që po ndjek qeveria shqiptare ndaj biznesit të vogël, që nëse nuk ndihmohet përveçse rrënon ekonominë e qytetarëve të thjeshtë, do të ngadalësojë edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Nuk mjafton ajo çka artikulon prej kohësh opozita, FMN, Banka Botërore, teka së fundmi edhe BERZH raportoi se nëse biznesi i vogël nuk ndihmohet integrimi në BE do të ngadalësohet. Jetesa e një shqiptari të thjeshtë është kthyer në një makth për shkak të politikave çnjerëzore që po ndjek kjo qeveri e harbuar, duke vendosur taksa e tarifa ku të mundë”, – tha Kadiu, duke shtuar se “ekonomia familjare është në pikën e fundit të saj, por kriminelët e qeverisë vazhdojnë të rrahin me taksa të larta dhe me pushtet absolut qytetarin e thjeshtë”.
Sipas deputetes demokrate, në Durrës, sikurse në të gjithë Shqipërinë, me skemën e hajdutëve, rreth 8000 subjekte do të duhet të bëhen objekt i TVSH-së.
“Pas një takimi me një sërë biznesesh, të cilat do të bëhen objekt i TVSH-së, konstatova listat e tregtarëve për blerjet me ‘veresi’ të cilat janë të pafundme duke i degraduar ata drejt falimentimit. Në një bashkëbisedim me qytetarët vura re se, ata kanë listuar një listë të gjatë mbi barrën e tepërt të shtuar tek secili prej tyre: Na rritën tatim fitimin, Na rritën kostot administrative, na rritën taksën e pronës, na rritën çmimin e ujit, na kërkojnë të blemë sahate uji të reja, na rritën çmimin e energjisë, na rritën çmimin e naftës, na rritën koston e transportit, më pak njerëz na afrohen tek bizneset tona; më e vogël fuqia blerëse e secilit konsumator, më të larta çmimet e produkteve të blera për tregti, Na mbytën e thënë ndryshe, falimentojmë, fëmijët nuk i ushqejmë dot më”, – thekson Kadiu.
Gjithashtu, deputetja e PD-së nënvizon se ky shtet po u merr frymën dhe paratë nga xhepat e tyre për të mbushur thasët e korrupsionit.
“Ky shtet vetëm shtet nuk po bën! Në qarkun e Durrësit, kam konstatuar që operojnë rreth 15 000 mijë biznese, nga të cilat afro 11000 janë biznes i vogël. Ai biznes ku vetëm biznes nuk është por një aktivet me të cilën një familje normale mban me bukë fëmijët. Rrezikojnë rreth 8000 biznese të mbyllen në sezonin e ardhshëm”, – thotë Kadiu.
Sipas saj, si asnjëherë më parë, në paketën fiskale të qeverisë Rama dhe jo pak por në vitin e 5-të të qeverisjes, ata ulin në mënyrë drastike taksat për bizneset me 5 yje e klientët e tyre dhe në të njëjtën kohë rëndojnë po në mënyrë drastike në xhepat e biznesit të vogël.
“Biznesi i madh prish tregun duke bërë shitje pa faturë. POR Individi tregtar i paregjistruar shet sa për të nxjerrë shpenzimet e ditës dhe në fund të ditës për të mos e hedhur mallin e shet dhe me kosto”, – deklaron ndër të tjera Fatbardha Kadiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here