Bylykbashi: Sajmir Tahiri është akoma jashtë dhe arrestohen të në mes të natës të qytetareve e mbajtja në burg e tyre, Jemi para një Prokurorie që është qartazi politike

0
168

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në Fax News u shpreh se ajo që na shqetëson, është dimension i sjelljes së qeverisë në raport me protestat. Ai u shpreh se sjellja e qeverisë ka më shumë rëndësi sesa aspekti teknik-juridik, sesa çfarë po ndodh në aspektin procedurial, pasi ky është një proces i montuar është një proces farsë.

“Ne kemi njoftimin që policia  ka bërë referimin në prokuroritë e 4 rretheve gjyqësore për vepra të ndryshme penale, dhe jemi duke pritur procesin normal, procedurial, por nuk është kjo çështja që na shqetëson. Ajo që na shqetëson është dimension i sjelljes së qeverisë në raport me protestat të cilat do vijnë në përshakëllëzim të cilat do të jenë më të shumta e gjithmonë më të mëdha.

Kur një qeveri arrin në një nivel të tillë si arrestime të paligjshme në mes të natës të 23 qytetarëve në Kukës dhe më pas mbajtja në burg të tyre, kur Sajmir Tahiri është akoma jashtë. Kur shkohet drejt procedimit penal pothuajse të gjithë grupit parlamentarë të opozitës, për çfarë për  një ushtrim të një të drejtë kushtetuese, të tubimit paqësorë, një shprehje e mos bindjes qytetare deputetë kanë për detyre të jenë aty, të jenë përfaqësues të popullit, për të mbeshtetur qytetarët.

Sjellja e qeverisë ka më shumë rëndësi sesa aspekti teknik-juridik se çfarë po ndodh në aspektin procedurial. Është një proces i montuar është një proces farsë.

Jemi para një Prokurorie që është qartazi politike. Një Prokurore e Përgjithshme e cila kontrollon në mënyrë hierakike poshtë saj ‘de facto’ prokurorët e drejtuesit të prokurorive të rrethit të cilët nga ana e tyre ushtrojnë kontrollet e tyre më poshtë, një kryeprokurore e zgjedhur nga Edi Rama.

Ajo sa herë sheh tym i kujton moment i betimit të saj, karshi maxhorancës, pa tym gomash doli dhe dha urdhër për arrestimin. Dha bllok me fletarrestë të gatshme”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here