Alarm për luftë, Japonia aktivizon marinsat e frikshëm

0
257

Japonia aktivizoi të shtunën njësinë e parë të trupave detare që prej Luftës së Dytë Botërore, të stërvitur për të mbrojtur ishujt në detin e Kinës Lindore, nga sulmet që mund të vijnë pikërisht nga Kina.

Në një ceremoni zyrtare, rreth 1500 pjestarë të Brigadës Amfibe të Ndërhyrjes së Shpejtë, treguan atë që janë të aftë të bëjnë në një terren të vështirë si ai i ishujve në fjalë, mes të ftohtit dhe erës së fortë.

“Duke parë gjendjen e rënduar dhe të vështirë për sa i përket sigurisë në zonën rreth Japonisë, mbrojtja e ishujve tanë është bërë detyrim kritik”, tha zëvendësministri i mbrojtjes, Tomohiro Yamamoto.

Vendimi pritet të shkaktojë debat, pasi kjo njësi mund të përdoret edhe për të sulmuar shtete të tjera. Që prej Luftës së Dytë Botërore, në përfundim të së cilës Japonia është renditur në vendet humbëse, ajo ka hequr dorë nga e drejta për t’i shpallur luftë një vendi tjetër, një vendim ky i sanskionuar edhe në kushtetutën e vendit.

Kina, e cila dominon detin e Kinës Jugore, shpenzon 176,56 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen, trefishin e Japonisë, ndërsa tensionet për ishujt kanë përfshirë disa herë edhe Shtetet e Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here