PESHKAQEN!!!!!

0
478

Nga  Nebil Cika

Me ne fund  është vete  SHBA –ja qe ja heq  “petët te fundit “ veprimtarisë  se  ambasadorit te saje ne  Shqipëri Donald Lu  . Për vite me radhe  shume  shqiptarë kishin vene ne dyshim  aktivitetin e tij ne Shqipëri qe nuk përputhet  me  perceptimin qe shumica e shqiptarëve kane për SHBA-në , modelin dhe rolin e saje  ne bote.  Një pjese e mire  u vunë ne dilemë; E kishin gabim ata për Amerikën  apo  ambasadori  i SHBA-ve ne Tirane  nuk përfaqëson atë  Amerike  qe njohim e perceptojmë ne . Tani qe ligjvënës , organizata  e media serioze ne SHBA ngrenë  akuza për shërbime  te pa ligjshme te z. Lu ne favor te qeverisë  ish komuniste ne Shqipëri  dhe mbështetës te ndërkombëtarë te saje dhe  komunizmit  botëror si Sorros shume  gjera po sqarohen dhe shqiptarët  po shohin qe deformimet e vena re tek sjellja  e. Z. Lu ne Shqipëri nuk ishin lidhje  me politikat , parimet dhe interesat e SHBA-te por me agjendën personale te ambasadorit.

 

Pa publikimit te hetimeve nga organizata “Judicial Watch”  z. Lu nxitoi te dilte ne media mohuar lidhjet dhe financimin nga ana  tij me Soros me para te buxhetit te shtetit te SHBA-ve por pa harruar te vazhdonte shërbimet për qeverinë shqiptare duke sulmuar  opozitën liderin dhe deputete te saje . Një nga akuzat  qe organizata “Judicial Watch” ka ngritur  për z/ Lu  është se ai : “minoi  aktivitetin e opozitës “ një  gjë qe shqiptarët e dine te gjithë pasi kjo, behej ditën për diel hapur dhe me arrogance nga z. Lu. Por me e keqja ishte se kjo politike e pa ligjshme, sipas organizatës “Judicial Watch”,  imponohej si vullneti zyrtar i SHBA-se.

 

Ka pasur shumë  momente ku z. Lu ,hapur , ka  minuar  aktivitetin politik të opozitës por mendoj se me i rendi ishte kërcënimi se SHBA  do ti njohtë zgjedhjet e qershorit 2017 edhe pa pjesëmarrjen e opozitës ndërkohë qe bojkoti i zgjedhjeve ishte e vetmja mundësi e opozitës për te kërkuar zgjedhje te lira e  ndershme . Kërcimin i  z. Lu solli  ndërprerjen e protestës opozitare dhe futjen e saje ne një pale zgjedhje me rezultat te përcaktuar nga  manipulimi dhe blerja masive e votave prej qeverise, kjo e pranuar tashme edhe botërisht .

 

 

Por organizata “Judicial Watch”  ka edhe një akuze tjetër te rende për z. Lu  atë  te  investimit te tij  ne projektin për kapjen nga qeveria  te drejtësisë nëpërmjet  te ashtuquajturës reforma ne drejtësi: Këtu z. Lu nuk ka asnjë justifikim pasi personalisht  ka kërcënuar publikisht  opozitën dhe personalisht  deputetet e saje madje duke i thirrur ne ambasadën  e SHBA-ve  ne kohen kur  opozita kërkonte  qe reforma ne drejtësi te garantonte  se pari paanësinë  e sistemit gjyqësor sipas  standardeve euroatlantike . Ishte z. Lu ai qe imponoi një reforme te deformuar  e cila  ne vend qe ta rregullonte  sistemin gjyqësor e ka bllokuar atë dhe e ka vene  tërësisht ne kontrollin e qeverise.

 

Por jo vetëm kaq . Shume çështje  e situata  qe kane ndodhur dhe po ndodhin ne Shqipëri  e kane vene dhe e kane  kompromentuar publikisht  pozicionin dhe aktivitetin  e  ambasadorit Lu. Fakti qe ai nuk foli asnjëherë për kanabizimin e vendit  nga qeveria  Rama duke e kthyer  Shqipërinë ne prodhuesin e trafikuesin kryesor te kanabisit ne Evrope gjë qe ndodhte hapur  është një nga hijet me te forta te aktivitetit te tij ne Shqipëri.

 

E kemi pare z. Lu te investohet  ne mbështetje te projekteve te disa  grupimeve te veçanta si LGBTI , një projekt tjetër i Soros duke përmendur me emër e kërcënuar serish deputetet e opozitës  por  nuk e kemi pare e dëgjuar asnjëherë te falsi për krimet e komunizmit  apo te përndjekurit  politike .Raporti i tij  me komunizmin  dhe krimet e tij është  nga me te dyshimtit pasi shpesh here  ai është pare ne mbështetje te autorëve te krimeve kundër njerizimit dhe  gjenocid , ;politikanë e drejtues te rëndësishëm te qeverisë komuniste  te cilën sipas edhe  “Judicial Watch” ai  e mbështet dhe e sponsorizon . Gjate mandatit te tij ne krye te ambasadës se SHBA ne Shqipëri ish ministri o brendshëm i qeverisë komuniste u zgjodh nr 2 i shtetit  dhe  nuk pame një deklarate prej tij . Përkundrazi  gjatë kësaj periudhe Rucit  ju hoq penalizmi “non grata :  Nga DASH dhe pas 28 viteve ndalimi ai  u lejua te shkonte ne SHBA.

 

Një nga momentet ku z. Lu ka tërhequr  vëmendjen e publikut  shqiptar janë thirrjet e tij publike, në rolin e “peshkatarit “:  për te kapur ”peshqit  e mëdhenj  “ te krimit e korrupsionit  ne  Shqipëri. Sot ,pas akuzave se ai ka mbështetur qeverinë ne kapjen e drejtësisë dhe mbajtjen e pushtetit  dhe  ka minuar  opozitën ne përpjekjet për ta penguar atë , ai ndodhet  ne një situate  qesharake pasi “peshqit e mëdhenj “ ose janë pjese e qeverise  ose mbështetën nga  ajo. Ne se  z. Lu është ,sipas Judicial Watch” , “mbështetësi  i madh i qeverise me peshqit  e vegjël e te mëdhenj brenda e rrotull saje , vet ai çfarë  i bie te  jete ? Peshkaqeni !

 

Por ajo qe ka ndodhur ka ndodhur  dhe z. Lu me sjelljen dhe politiken e tij i ka bere dëme te mëdha  Shqipërisë dhe shqiptareve , por  ai i ka bere një dem te madh edhe vete SHBA-ve: tronditja e perceptimit , imazhit dhe  besimit  te SHBA-ve ne sytë pro amerikaneve , tronditje e dyshim qe nuk e injektoi dot  as Enver Hoxha me diktaturën e tij çnjerëzorë 50 vjeçare. Nuk besoj se mund te gjendet tjetër me antiamerikan se z. Lu në Shqipëri.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here