Standard.al

Nuk përmbahet Bujar Asqeriu: Sillni ato që keni vjedhur dhe ndërtojmë 10 teatro (VIDEO)

0

Pasditen e sotme artistët prezantuan variantin e tyre për Teatrin Kombëtar duke refuzuar ndërtimin e godinës së vjetër.
Përparim Kabo u shpreh se përveçse ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duhet të ruhet edhe teatri i Kukullave.

“Nëse Teatri Kombëtar shembet, nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit. As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria” tha Kabo.

Ndërsa aktori Bujar Asqeriu u bëri thirrje politikanëve të korruptuar që të dorëzojnë plaçkën e vjedhur në Thesarin e Shtetit dhe sipas tij nga kjo pasuri mund të ndërtoheshin plot 10 tetaro të reja.

“Shqiptarët kanë nevojë për emocion, për ndjenjë, ne nuk duam një shtet që t’u tregojë dhëmbët qytetarëve të vet por të dëgjojë plagët e qytetarëve për t’i shëruar ato. Ne s’mund të të japim çelësat dhe t’i të vjedhësh shtëpinë tënde. Kam dy propozime për t’i ardhur në ndihmë qeverisë.

Para ca vitesh e mbani mend që qeveria nxori një vendim për amnistinë e qytetarëve që mbanin armë të fshehur anë shtëpi dhe unë prap u them shqiptarëve mos mbani armë, burracakët dhe hajnat mbajnë armë të fshehura. Shqiptarët armën më të fortë kanë zemrën, kanë fjalën dhe e kam vlerësuar shumë amnisti.

Unë propozoj një amnisti tjetër sot, për të gjithë ata që kanë vënë dorën në paranë publike, kanë përvetësuar nga paraja publike dhe e biznesit, t’i dorëzojnë në thesarin e shtetit. E para lajnë mëkatet dhe dyta, ta tregojnë një herë veten burra si rilindësit, të cilët shkrinë familjen e pasurisë së tyre për të bërë Shqipërinë. Kurse këta po shkrijnë pasurinë e Shqipërisë për t’u pasuruar vetë.

Ti paketojnë bukur dhe ti çojnë në thesarin e shtetit, mund të mos shkojnë vetë, por ti dërgojnë me njeri tjetër dhe të shihni ju që jo një teatër por mund të bëjmë 10 tetaro”, tha Asqeriu.

Minuta e 30, Bujar Asqeriu

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.