Standard.al

Kryemadhi: Rama, sozia e sherifit të Notingamit, qeveria varrmihës e popullit…

1

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së,  tha se konçensioni i rrugës së Kombit është i paligjshëm dhe ministrat e LSI nuk e kanë mbështetur kur ishin në qeverinë Rama.

Kryemadhi tha se fituesi i konçensionarit u shpall nga Kryeministria, por konçensionet jepen me ligj dhe jo me VKM, sikundër është vepruar në rastin në fjalë.

Kryemadhi tha se që kur ka ardhur Edi Rama në qeveri, qytetarët kanë paguar 500 milionë më shumë taksa.

“Nëse shqiptarët paguajnë 150 milionë euro taksë qarkullimi dhe nëse për mirëmbajtjen e rrugës duhen 4.5 milionë euro dhe 10 milionë të tjera për ta përfunduar, atëherë taksat që paguhen për qarkullimin do të mjaftonin”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se ne kemi konçensionarin e famshëm të shëndetësisë, konçensionari ka bërë 300 mijë euro investime dhe merr 12 milionë euro. “Nga dalin këto pagesa? Nga taksa e qarkullimit. Shikoni me projektet e Rilindjes Urbane, nga dalin këto para? Nga taksa e qarkullimit”, tha Kryemadhi., duke shtuar se ka një keqadministrim dhe abuzim me taksat që mblidhen.

Kryetarja e LSI-së tha se mosbindja civile do të vazhdojë deri sa Edi Rama të tërhiqet nga heqja e taksës për rrugën e Kombit, heqjen nga skema e TVSH të biznesit të vogël, rikthimin në skemën e ndihmës ekonomike të mijëra familjeve që janë hequr dhe heqjen e taksës së banesave.

“Rrënimi që i bëhet biznesit të vogël është i tmerrshëm”, tha Kryemadhi, duke shtuar se e gjithë situata do të çojë në shpërnguljen e mëtejshme të shqiptarëve.

“Nëse shteti do të bëhet varrmihës i popullit të tij, pse populli duhet të paguajë për xhelatin e tij?”, tha Kryemadhi.  Madje Kryetarja e LSI e krahasoi Ramën me sherifin e Notingamit tek Robin Hood.

 

1 Comment
  1. american16al says

    Kur degjon akuzat e politikaneve shqipetare per njeri tjetrin te vjen ndot, te gjithe pa perjashtim jane pa moral, te pafytyre perpara popullit, ca jane hajdute, lmoral, klluone, kriminela dhe te fundit injorant.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.