Dylgjeri: Informacion sekret për strukturat e larta në PS

0

Nga Ylli Dylgjeri

Lënda: Informacion për strukturat e PS

E klasifikuar SEKRET

Sipas një Portali, “Lëvizjet e ditëve të fundit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shkaktuar debate edhe brenda vetë Partisë Socialiste. Socialistët janë gjendur në dilemë sesi duhet të reagojnë ndaj këtij “eksodi” dhe për këtë arsye gjatë mbledhjeve të ditëve të fundit, qoftë të grupit parlamentar, qoftë të Kryesisë së PS, ka patur diskutime rreth kësaj çështjeje. Disa prej përfaqësuesve të partisë qeveritare janë rreshtuar kategorkisht kundër pranimit të këshilltarëve të LSI në PS”.

Duke qënë njohës i këtij “halli” do Ju jepja disa rekomandime për sjelljen e drejtuesve të PS ndaj këtij “eksodi” të LSI drejt saj.

E para, strehimi i tyre

Nisur nga reformat që janë në rrugë të mbarë, ku dhe antarët e komunitetit LGBT sot mund të përfitojnë strehim, nuk ka pse mos e kenë bonus edhe të larguarit e LSI drejt PS.

E dyta, përzgjedhja

Mes tyre ka mjaft kapacitete që duke i mbajtur pranë mund t’ iu thithni eksperiencat më të mira prej nga vinë, p.sh punën në grup, me femrat, me lekun, me fisin, me lagjen etj. Mos u shihni çfarë marrin në gojë, shihni çfarë nxjerrin nga goja.

E treta, duhet të evidentoni elementin AGBV, ose spiunët vullnetarë.

Janë nga më të spikaturit. Janë bio. Nuk e përpunojnë çkanë dëgjuar por e sjellin te shefi siç e kanë dëgjuar. Punojmë dhe si burim i mbyllur. Për këtë ka nevojë çdo parti. Mbledhin informacionin nga jashtë dhe janë ndjekës të vëmëndshëm të filmave me James Bondit.

Kur i prishen planet e qajnë edhe punën e disinformacionit.

E katerta, jepuni autonomi!

Vetëm në lëvizje dalin vlerat e tyre. Nuk mund tu mohohet emri i tyre i parë: Lëvizja Soc…etj

Do të shihni se sa shpejt do të

lëvizin gjërat e fjetura edhe te Ju, pas dhënies së autonomisë.

Kaq si për fillim. Do tu njoftoj përsëri sipas numrit të rekrutuarve të rradhës.

Olta

Lini nje pergjigje