Standard.al

Biznesët ulin qepenat/ Ja ku do të protestojë nesër biznesi i vogël…

0

Përfaqësues të biznesit të vogël do të zhvillojnë nesër një protestë 1 orëshe, ku do të ulin qepenat, duke mos ofruar asnjë shërbim. Shkak i protestës është përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, e cila sipas përfaqësuesve të sipërmarrësve do të çojë në mbylljen e së paku 50 mijë bizneseve të tilla, do të rrisë ccmimet nga 8-16 % dhe do të rrisë papunësinë.

Por cilat do të jenë pikat ku biznesi do të protestojë?

Tregu çam, ku operojnë dhjetra biznese të vogla, ai te Medreseja, dyqanet përgjatë rrugës së Kavajës dhe asj të Durrësit, tregu elektrik dhe ai ushqimor, pritet të jenë disa nga pikat ku do të mblidhen pronarët e bizneseve të vogla.

Protesta e biznesit të vogël ka gjetur mbështetjen e opozitës, përfaqësues të së cilës pritet të jenë nesër në krah të protestuesve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.