Basha me biznesin e vogel: “Nesër nga ora 11:00-12:00 do ulin qepenat në shenjë proteste

0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në lidhje me situatën ekonomike dhe taksat.

Loading...

Përfaqësuesit e biznesit kanë thënë se nesër nga ora 11:00-12:00 do ulin qepenat në shenjë proteste kundër rritjes së taksave. Ata bënë thirrje për protesta masive.

“Nesër nga ora 11:00-12:00 do ulin qepenat në shenjë proteste. Të dalim në protesta masive dhe kërkojmë të na bashkohen edhe qytetarët. Të protestojmë kundër rritjes së taksave. Kjo qeveri kërkon të na nxjerrë në rrugë”- thanë përfaqësuesit e bizneseve.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se biznesi në vend ka një klimë pasigurie dhe është kundër përfshirjes së skemës së TVSH. Rama tha se do ta çojë të gjithë xhiron e biznesit të vogël tek një grusht oligarkësh.

“Biznesi i vogël është kundër përfshirjes së skemës së TVSH. Biznesi në vend ka një klimë pasigurie. Futja e TVSH po shkatërron biznesin e vogël dhe po krijohet një klime armiqësore ndaj këtij biznesi. Skema e TVSH ka pasoja negative për të gjithë, pasi do rriten çmimet. Rama do ta çojë të gjithë xhiron e biznesit të vogël tek një grusht oligarkësh. Kjo është një qeveri që mendon vetëm për xhepat e një pakice duke grabitur shumicën. Arsyet se pse biznesi i vogël po futen në TVSH janë arsye korruptive. Nuk pret më koha dhe duhet qëndrim, I bëj thirrje të gjithëve që të marrin pjesë nesër në uljen e qepenave në shenjë proteste ”- tha Basha.

Loading...

Lini nje pergjigje