Zgjedhjet presidenciale, Rama mbështet Milo Gjukanoviç

0
174

Mediat në Mal të Zi shkruajnë se Kryeministri Edi Rama ka përkrahur kandidaturën e liderit të PDS, Milo Gjukanoviç, në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Rama, ka vlerësuar se fjala është për zgjedhje të qartë proevropiane  e që garanton përparim dhe stabilitet të mëtejmë të rajonit.

Nga PDS, kanë kumtuar se kryetari i Komisionit për marrëdhëniet ndërkombëtare , integrimet evropiane dhe euro atlantike të Këshillit kryesor të PDS, Aleksandar Andrija Pejoviç, ka marr pjesë në konferencën ballkanike të partive socialiste evropiane, i ftuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Pejoviç ka theksuar se edhe në takimin e mbajtur në Tiranë është vlerësuar rëndësia që të ruhet dinamika e paraparë e procesit të integrimeve në rajon dhe ka falënderuar socialistët evropianë në mbështetjen e vazhdueshme  dhe kujdesin ndaj Ballkanit Perëndimor , qoftë përmes bashkëpunimit të drejt për drejtë politikë me partitë simotra ose edhe përmes iniciativave rajonale . Ndërkohë , Rama ka theksuar se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Malin e Zi dhe ka shtuar se, pikërisht, edhe konferenca e mbajtur në Tiranë e dëshmon këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here