ANALIZA/ Kastriot Islami: Oligarkia, klanet mafioze, Rilindja e koncensioneve dhe…. shpresa

0
217

Nga Kastriot Islami

Ky mesazh vjen edhe sot nga kjo ditë e shënuar dhe e bekuar e Ringjalljes. E MIRA me siguri do të triumfojë ndaj së KEQES, sado e madhe të duket ajo, sepse njerëzimi është i prirur të lëvizë gjithnjë e në afatgjatë drejt së Mirës.

Shqiptarët po largohen dhe Shqipëria po zbrazet. Në historinë e Shqipërisë, kjo ndoshta do të shënohet si periudha e largimit masiv të shqiptarëve. Ata që mbeten janë më të varfërit, të papunët, të pamundurit që presin lëmoshë nga një grusht oligarkësh dhe rilindasish që kontrollojnë gjithçka. Gradualisht po përpiqen ose të rrudhin, eliminojnë apo komprometojnë  çdo element të opozitarizmit dhe çdo kundërshtar. Të vënë nën kontroll shoqërinë civile dhe të paralizojnë çdo ndjenjë reagimi. Të vënë nën kontroll median për të paraqitur me ngjyra qeverisjen e tyre, për të sulmuar dhe denigruar çdo kundërshtar dhe për ti shpërlarë trurin masës së qytetarëve. Të vënë nën kontroll drejtësinë për të pastruar paratë e grumbulluara nga korrupsioni, lidhjet me klanet mafioze dhe narkotrafiqet, nga njëra dhe për të “lustruar” e tyre për tu paraqitur të si “drejtues të pastër e të ndershëm, të veshur me kollare e kostume të shtrenjta. Kjo skemë i ka dëshpëruar shqiptarët në ekstrem, i ka bërë të pashpresë dhe të pamotivuar për të reaguar, për tu bashkuar kundër së Keqes së Madhe që është kthyer në Model Suksesi dhe po ju shkatërron të ardhmen e fëmijëve të tyre. Prandaj shumica po largohen, kurse pjesa tjetër e pafuqishme dhe e pamundur po nënshtrohet.

Situata duket fatkeqësisht shumë e zymtë. Unë kam ende besim e shpresë. Sidomos tek të rinjtë, ata kanë qenë gjithnjë motor i i gjenerimit të shpresës, sepse ata e zotërojnë këtë energji të brendshme. Ata nuk duhet të presin më që zgjidhja t’ju vijë nga skemat klasike. Është koha të veprojnë! Nesër mund të jetë vonë ose së paku shumë më e vështirë, por asnjëherë e pamundur.

1. Shqipëria po boshatiset

Shqiptarët shikojnë se çdo ditë Shqipëria nuk është më vendi i tyre sepse pasuritë e saj, pronat e tyre, taksat e tyre, Rama po ja jep me koncesion një grupi të vogël Oligarkësh.  Shqiptarët po varfërohen çdo ditë e më shumë, ndërkohë që Oligarkët po pasurohen me ritme të shpejta. Shqiptarët

) me taksat e larta për banesën dhe bizneset;

ii) me tarifat e larta për ujin, dritat, arsimin, shëndetësinë dhe

iii) me çmimet e ushqimeve e veshjeve që rriten çdo ditë,

ndjejnë që Shqipëria gradualisht është gjithnjë e më pak vendi i tyre, ose më saktë Rama po i  detyron të largohen, të emigrojnë ose të nënshtrohen, madje edhe duke i dhunuar verbalisht e fizikisht.

2. Tre kategoritë e shqiptarëve, sipas Ramës

Rama i klasifikon shqiptarët në tre kategori:

i) kategoria e emigrantëve që nuk e durojnë dot dominimin e tij;

ii) kategoria e të varfërve në ekstrem, të papunë dhe të pamundur për të emigruar që detyrohen të nënshtrohen për një kafshatë buke të siguruar nga asistenca sociale ose përmes lypjes; dhe

iii) kategoria e rilindësve dhe oligarkëve, të mëdhenj e të mesëm, që kanë marrë përkatësisht me koncesion Partinë Socialiste dhe Shqipërinë, më konkretisht të gjithë pasurinë kombëtare, të gjithë pronat, bregdetin, arsimin, spitalet e shërbimet mjekësore, rrugët, ujin, energjinë elektrike, e tjerë e tjerë.

2. Tre kategoritë e shqiptarëve, sipas Ramës

Rama i klasifikon shqiptarët në tre kategori:

i) kategoria e emigrantëve që nuk e durojnë dot dominimin e tij;

ii) kategoria e të varfërve në ekstrem, të papunë dhe të pamundur për të emigruar që detyrohen të nënshtrohen për një kafshatë buke të siguruar nga asistenca sociale ose përmes lypjes; dhe

iii) kategoria e rilindësve dhe oligarkëve, të mëdhenj e të mesëm, që kanë marrë përkatësisht me koncesion Partinë Socialiste dhe Shqipërinë, më konkretisht të gjithë pasurinë kombëtare, të gjithë pronat, bregdetin, arsimin, spitalet e shërbimet mjekësore, rrugët, ujin, energjinë elektrike, e tjerë e tjerë.

3. Rama ka dhënë Shqipërinë me koncesion Oligarkisë

Rama dhe qeveria e tij, oligarkike e rilindëse,

  • jo vetëm po varfëron qëllimisht shqiptarët por edhe po i detyron ata të kthehen në “emigrantë” që ndjejnë se gradualisht nuk i lidh më asgjë me Shqipërinë;
  • jo vetëm po i denatyralizon e shpronëson shqiptarët por po detyron ata të ndjejnë se Shqipëria gradualisht nuk është më vendi i tyre, nuk është me atdheu i tyre;
  • jo vetëm po depersonalizon shqiptarët duke ja dhënë me koncension Shqipërinë oligarkëve dhe Partinë Socialiste, Rilindjes por edhe po detyron shqiptarët e shpronësuar, të papunë, të varfër dhe duke i mbyllur bizneset nga taksat e larta dhe raprezaljet e administratës fiskale dhe dhunimet policore, ose të emigrojnë ose të nënshtrohen.
  • 4. Rama ja ka dhënë PS me koncesion Rilindjes

    Rama dhe klintela e tij rilindase

    • po i  detyrojnë socialistët e vërtetë e të ndershëm që gradualisht të kuptojnë se partia i përket rilindasve dhe Shqipëria oligarkëve;
    • po i  detyrojnë socialistët e vërtetë e të ndershëm, që të emigrojnë ose të largohen nga PS a të bëhen indiferentë nëse nuk e pranojnë zgjidhjen e tij;
    • po i  varfërojnë socialistët e vërtetë e të ndershëm njëlloj si edhe shqiptarët e tjerë sepse asnjë socialist i vërtet e i ndershëm nuk punësohet nga Rilindja, nuk ka të drejtë të bëhet pjesë e qeverisjes se ajo i përket rilindasve apo të gëzojnë atdheun e tyre, sepse ai i është dhënë me koncension oligarkëve;
    • po i denigrojnë socialistët e vërtetë e ndershëm cdo ditë duke tentuar ose ti nënshtrojnë ose ti mashtrojnë duke mos i ofruar asgjë por vetëm duke i kërkuar votën nëse qëndrojnë në Shqipëri.
    • po i denatyralizojnë soclialistët e vërtetë e të ndershëm njëlloj si të gjithë shqiptarët e tjerë duke i detyruar ose të emigrojnë ose të nënshtrohen duke kërkuar lëmoshë për asistencën sociale apo duke u mashtruar me premtime boshe.

    Përfundimi: Ka ende shpresë…

  • Shqipëria është më e rrezikuar se kurrë. Shqiptarët janë më të pashpresë së kurrë. Shumica duan vetëm të largohen, si të papunët, të varfrit por edhe ata që kanë qenë të suksesshëm për 22 vjet, që kanë një pasuri modeste. Ata që nuk mund të emigrojnë janë shumë të varfër, janë të pamundur, janë në pragun e mbijetesës. Ndjenja e reagimit është paralizuar; mosbesim për të dalë nga kjo gjendje është ekstremal.

    Situata duket fatkeqësisht shumë e zymtë. Unë kam ende besim e shpresë. Sidomos tek të rinjtë, ata kanë qenë gjithnjë motor i i gjenerimit të shpresës, sepse ata e zotërojnë këtë energji të brendshme. Ata nuk duhet të presin më që zgjidhja t’ju vijë nga skemat klasike. Është koha të veprojnë! Nesër mund të jetë vonë ose së paku shumë më e vështirë, por asnjëherë e pamundur.  Ky mesazh vjen edhe sot nga kjo ditë e shënuar dhe e bekuar e Ringjalljes.

    E MIRA me siguri do të triumfojë ndaj së KEQES, sado e madhe të duket ajo,sepse njerëzimi është i prirur të lëvizë gjithnjë e në afatgjatë drejt së Mirës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here