INTERVISTA/ Goxhaj: Dosja që do trondisë Washingtonin, si Soros përvetësoi paratë e DASH me ndihmën e ambasadorit Lu

0

Avokati Altin Goxhajt flet ne një intervistë ekskluzive për “STANDARD” mbi dosjen e Judicial Watch për Soros dhe lidhjet e tij në Shqipëri por zbulon se Lëvizja që ai drejton ka gati dosjen që do trondisë Washingtonin me faktet e përvetësimit te parave të taksapagaguesve amerikanë nga Soros dhe akuzon ambasadorin Donald Lu për mashtrim të DASH.

Loading...

 

Ambasadori Donald Lu ka mashtruar DASH duke fshehur përfituesit e fondeve të taksapaguesve amerikanë! Soros kontrollon në Shqipëri mbi 100 milionë dollarë çdo vit të ndërkombëtarëve që vijnë në fakt si ndihmë për popullin shqiptar”
“Kur Lëvizja AntiSoros ti dorëzojë organizatës amerikane “JUDICIAL WATCH” Dosjen e Zezë të Soros me 10 kapitujt shoqërues të “Peticionit Kombëtar Drejtuar Washingtonit” skandali që do të plasë ju do ta shihni të transmetohet Live në FOX NEWS!”

Intervista

1-Organizata konservatore “Judicial Watch” akuzoi Departamentin e Shtetit amerikan të kohës së Presidencës Obama se ka ndihmuar me fonde organizatat e Xhorxh Soros për aktivitetet politike në mbështetje të forcave të majta në Shqipëri. A jeni njohur me këto dokomuneta dhe si i gjykoni?

Pas 1 jave, në Tiranë, Lëvizja AntiSoros do të prezantojë DOSJEN E ZEZË TË SOROS ku do të paraqitet 10 kapituj me evidenca të Axhendën Soros në Shqipëri prej 1992 e deri sot në 2018! Kjo dosje është një material i paralajmëruar që shoqëron Peticionin Kombëtar Drejtuar Washingtonit që kemi realizuar përgjatë dt 20 Janar – 20 Shkurt 2018 dhe 3 kapituj të saj analizojnë bazuar në evidenca të plota se si dhjetra miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë janë përfituar nga strukturat e Fondacionit Soros në Tiranë “Fondacioni I Shoqërisë së Hapur” madje dhjetra miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë janë përfituar edhe bizneset që ka hapur George Soros në Shqipëri! Pra do tregojmë se Ambasadori Donald Lu ka mashtruar Departamentin e Shtetit duke fshehur përfituesit e fondeve të taksapaguesve amerikanë! Organizata konservatore “Judicial Watch” ka bërë një punë të shkëlqyer por një punë shumë here më e madhe do ta presë ur të marrë kopjen e dosjes sonë pasi do ti hapet dera e një labirinti gjigand 26 vjeçar që ajo do ta ndriçojë nga lart dhe do të përbëjë një ndër skandalet më të mëdha jo thjesht për mediat amerikane por për vetë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Kongresin Amerikan dhe institucionet amerikane të Drejtësisë! Soros kontrollon në Shqipëri mbi 100 milionë dollarë çdo vit të ndërkombëtarëve që vijnë në fakt si ndihmë për popullin shqiptar për që përfundojnë si serume për forcimin e Oligarkisë Sorosiane në pushtet e cila madje kontrollon edhe Opozitën nëpërmjet Kolonës së Pestë të Soros në PD me në krye Lulzim Bashën, detyra e të cilëve ka qenë rrënimi I Opozitës dhe shkatërrimi I aksionit opozitar! Një network me qindra njerëz përbën Mafien Sorosiane në Pushtet e cila është kultivuar në laboratorët e Soros në 26 vjet dhe sot po vret dhe shkreton Shqipërinë sipas një Axhende Eksperimentale të Soros e cila nëse nuk bllokohet dhe asgjësohet nga Departamenti I Shtetit do të përbëjë një precedent të rrezikshëm në nive globa! Gjths ju deklarojmë me përgjegjësi të plotë se kur Lëvizja AntiSoros ti dorëzojë organizatës amerikane “JUDICIAL WATCH” Dosjen e Zezë të Soros me 10 kapitujt shoqërues të “Peticionit Kombëtar Drejtuar Washingtonit” skandali që do të plasë ju do ta shihni të transmetohet Live në FOX NEWS!

 

2-“Judicial Watch” deklaron po ashtu se fondi prej rreth 9 milionë dollarësh i USAID i janë kaluar fondacionit Soros në Shqipëri gjatë vitit 2016, me synim ti t’i jepnin qeverisë socialiste kontroll më të madh mbi sistemin e drejtësisë përmes reformës. Në fakt ju i keni artikuluar me kohë akuzat ndaj tendencave të forta Fondacionit për kapjen e drejtësisë, por tanimë si e shihni këtë çështje në vazhdimësi? A do të ketë sipas jush një hetim më të thelluar në këtë pikë?

Organizata konservatore “Judicial Watch” ka identifikuar një ndër skandalet më të mëdha të ndodhur në ndonjë vend të botës ku Soros ka arritur të kontrollojë 100% drejtësinë e një vendi por mbi të gjitha tregon modelin eksperimental se si mund të kapësh drejtësinë në çdo vend të botës për llogari të Mafies Soros! Javës tjetër ne do të tregojnë se si jo 9 milionë $ por me dhjetra miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë janë keqpërdorur në vite për të vënë nën kontroll të plotë drejtësinë në favor të Mafies Soros dhe ju siguroj që kjo do të shokojë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Kongresin Amerikan dhe institucionet amerikane të Drejtësisë! Levizja AntiSoros ka që në Mars 2015 që denoncon Reformën Sorosiane në Drejtësi pasi në Mars 2015 ne konstatuam se Takimi i Lulzim Bashës me George Soros në 5 Dhjetor 2014 kishte ne Axhendë pikërisht dakortësinë e Kryetarit të PDsë që ti jepej Fondacionit Soros e drejta eksksluzive për të inicuar Reformën në Drejtësi dhe involvimin nga ky Fondacion edhe të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Europian. Dhe për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentat origjinale! Dhe sot është vërtetuar 100% çdo denoncim disa vjeçar që kemi bërë dhe tashmë çdo qelizë e drejtësisë madje edhe shërbimi i avokatisë është i kapur madje edhe në shkelje të vetë ligjeve që kanë hartuar vetë 100% nga Mafia Soros duke e bërë Shqipërinë të parin vend në Planet që Drejtësia është 100% e kapur nga Soros në Pushtet! Nëse nuk i priten tentakulat kësaj kapjeje në Shqipëri, ky model rrezikon të replikohet në shtete të ndryshme!


3-Ndërkaq “Judicial Watch” akuzon ambasadorin Donald Lu si të lidhur ngushtë me Sorosin dhe me qeverinë socialiste në Shqipëri, pasi sipas “JW’, ambasadori amerikan në Tiranë ka qenë lidhëza mes fondeve amerikane dhe Fondacionit që më pas të ndikohej politikisht reforma. Cfarë mendimi keni për këtë akuzë?

Disponojmë dokumenta origjinal që do të publikohen javës tjetër se si Fondacioni Soros ka përdorur Ambasadorin Amerikan jo sit ë ishte zyrtari më I lartë I Departamentit të Shtetit për Shqipërinë por si I punësuar I George Soros për të drejtuar një projekt të Soros ku janë përdorur dhjetra miliona dollarë dhe euro të taksapaguesve amerikanë dhe taksapaguesve europianë! “Judicial Watch” ka hapur për publikun vetëm faqen e parë por do të shihni kur të hapi faqet e tjera se çfarë skandali do të plasë në SHBA!!! Dhe ai skandal do të fshijë dhe do bëjë pluhur gjithë kurthin e Mafies Soros për të kontrolluar drejtësinë shqiptare në favor të Qeverisë Sorosiane të Tiranës dhe Kolonës së Pestë të Soros në PD! Duroni disa ditë dhe do të bindeni edhe vetë.

4- Së fundmi keni folur për nisjen e një vale të fortë “spastrimesh” të administratës Trump mbi ata që cilësohen si mbështetës të rrjetit Soros. Çfarë keni parasysh me këtë?


Kur të plasë Skandali në SHBA do të shihni vetë se si do të përfundojë shërbëtori i Soros në Tiranë Donald Lu dhe mos u habisni që hetimi të përfshijë veprimtarinë e 3 amabsadorëve të fundit amerikanë në Shqipëri : Mr. Withers, Mr. Arvizu dhe Mr. Lu! Madje ky i fundit mund të akuzohet për veprimtari AntiAmerikane!

Loading...

Lini nje pergjigje