E SHTUNA TRAGJIKE/ 4 vjeçarja që vdiq nga zjarri flinte vetëm në shtëpi, nëna punonte natën…

0
262

Mëngjesin e të shtunës në lagjen Ulpianë të Prishtinës u dogj një banesë, ku në të e vetme flinte një vajzë 4 vjeçare, e cila u mbyt nga tymi i zjarrit dhe vdiq. Banorët e kësaj ndërtese treguan për T7, se fëmija zakonisht ka qëndruar netëve vetëm pasi e ëma punon në turnin e natës në kafene të ndryshme të vendit.

Ndonëse dera ishte mbyllur nga Policia, gjurmët e zjarrit shiheshin edhe jashtë.

E është pikërisht ky zjarr që nisi nga ngrohesja elektrike që u bë shkaktar i vdekjes së katër vjeçares, në këtë ndërtesë, në lagjen Ulpiana.

Sipas banorëve të ndërtesës, vajza ato momente ka qenë e vetme mes katër mureve të banesës. Dhe sipas tyre e ëma e vajzës së vdekur e ka lënë shpesh herë vajzën vetëm, pasi që po e njëjta punon si këngëtare në bare të ndryshme të Kosovës, dhe kthimi i saj në shtëpi në të shumtën e rasteve është mëngjesi i çdo dite!

“Fëmija që ka dal pa shenja jete unë e kom pa.. nuk e di a e ka nxjerr qeky djali jem.. ajo ka ardhë e ka pa tim e flakë, edhe, në 5 e diçka, ..’, thotë një banore.

Një banore e cila nuk ka dashur të flasë para kamerës, theksoi se nëna e vajzës ka thënë se shkak i zjarrit ka qenë instalimi i dobët i rrymës.

“Dëgjova prej kojshive që ka thanë s’ka qenë rryma unë rrymën e kom pas mirë, se ajo ka thënë instalimi s’ka qenë mirë, unë me ta kojshi jam qe 15 vjet këtu unë kom dëgju që iu ka kall, jo që ka pas diçka që prishet po qeshtu i lajnë fëmijët…”, tha një tjetër.

Ndërsa Policia, ka thënë për T7 se rrethanat e zjarrit janë duke u hetuar dhe kanë bërë të ditur se e kanë ndaluar për 48 orë, nënën e fëmijës, që vdiq në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

“Me 07.04.2018 rreth ores 06:15 ne lagjen Ulpiana -Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjec. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrëfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë”,

E nga Zyra e Informimit e QKUK’së, është thënë se për shkak se fëmija ka qenë në gjendje të rëndë, krahas përpjekjeve, nuk ka arritur të mbijetojë.

“Zyra për informim e QKUK’së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të klinikës emergjente në QKUK, për shkak se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e QKUK’së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here