Berisha: “Grushti i dytë i Edvin Neverisë”

0
304

Një ‘grusht të dytë të rëndë, turinjve” për kreun e qeverisë, e ka emërtuar ish-kryeministri Sali Berisha, rënien e shikueshmërisë së emisionit të njohur “Opinion”  gjatë intervistës së fundit të Edi Ramës lidhur me Rrugën e Kombit.

“Flakje masive nga 70% e publikut në “Opinion”! – shkruan Berisha në shënimin e tij në Fb. – Nga 45,4% që ishte mesatarja e ndjekjes së “Opinionit” për debatin midis përfaqësuesve të grupeve të ndryshme për Rrugën e Kombit ditën e hënë, kjo ndjekje ra në31,9% ditën e enjte, ku në “Opinion” ishte Edvin Neveria.

Pra, një rënie katastrofale prej rreth 15% krahasuar me natën kur ai përfaqësohej në “Opinion”, nga bizdemeni i tij siç e quajti veten Gjici, të cilin e lumturojnë rojet me baulet plot me euro të bankës që ruanin dhe që për këtë meritë fiton 70% të tenderave të sigurimit të objekteve në Shqipëri.

Ky është grushti i dytë turinjve që Edvini merr për Rrugën e Kombit, – thekson Berisha, – por kësaj rradhe nga publiku shqiptar, i cili tregoi se ka neveri nga surrati i tij në ekranin televiziv! ”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here