Artistët: “Nuk ka kthim prapa. Teatrin do ta mbrojme dhe me flijim..

0
157

Sindikata e Pavarur e Artisteve te Shqipërisë i bëri thirrje Ministrisë së Kulturës që të mos ndryshojë statusin e Cirkut Kombëtar. Kreu i Sindikatës Reshat Ibrahimi paralajmëroi grevë urie deri dhe në flijim të artisitëve nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.

“Nuk ka kthim prapa dhe do mbrohet me çdo çmim”

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ka paralajmëruar greve urie për shkak të refuzimit të kërkesave të saj nga Ministria e Kulturës,

Reshat Ibrahimi: “Lejmë një orë punë, lejmë dy orë punën, të fillojmë protestën në rrugë, e fundit farë greva e urisë, e fundit fare do flijohemi aty”

Të premten kryetari i Sindikatës Reshat Ibrahimi i kërkoi Ministrisë që të mos ndryshojë statusin e cirkut, përmes amendimeve në projektligjin për artin dhe kulturën

Reshat Ibrahimi: Të bëhet statusi i artistit që sindikata e artistëve ka mbi 10 vjet që e kërkon. Ne nuk do të pranojmë ndryshimin e statutit të cirkut që me luftë dhe përpjekje u bë kombëtar. 

Artistët përsëritën kërkesën për të mos shembur Teatrin Kombëtar si alternative sygjerojnë restaurimin dhe mirëmbajtjen e godinës aktuale.

Arben Derhemi:  Aty është gjeneza e artit në Shqipëri dhe ajo gjenezë nuk mund të shembet. Mbi të gjitha nuk mund të shembet sepse është një godinë që përvec vlerës historike ka edhe nje vlerë ariktekturore të jashtëzakonshme. 

Artistët u shprehën se gëzojnë edhe mbështetjen e Presidentit të Republikës në lidhje me tetatrin kombëtar, ndërsa Ministrisë së Kulturës i bënë thirrje ti presë në takim dhe të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here