Ristani: Po shqyrtojmë mundësinë e djegies së mandateve (Video)

0
186

Në studion e Report Tv ishte i ftuar Arben Ristani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ku foli për të gjithë ngjarjen dinamike që ka ndodhur këto ditë në Shqipëri, që nga protesta për tarifën në “Rrugën e Kombit” e deri tek mundësia e djegies së mandateve.

Ristani tha për protestën e e qytetarëve të Kukësit që nuk ka qënë një protestë e organizuar plotësisht nga PD, por nga Këshilli Bashkiak pa dallim partie, së bashku me qytetarët e Kukësit, pasi përveçse është një nga qytetet më të varfra të vendit, është edhe një nga më të varfrit të Europës.

Ristani ka theksuar se partiua Demokratike është në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtave të tyre, dhe është një krah i fortë për ta.

“Nese qytetarët e nisin mosbindjen civile me mbylljen e bizneseve të vogla edhe PD do e shqyrtojë mundësinë e djegies së mandateve”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here