“Imami i Shkodrës kundër LGBT:”Martesat gay i mbështet shejtani…”

0
138

SHKODER – Pas kritikave që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, u bëri disa politikanëve për deklaratat e tyre diskriminuese ndaj komunitetit LGBT, kjo temë është diskutuar edhe në Shkodër.

 

Imami i Shkodrës, Muhamed Syrtari, në mënyrë të prerë është shprehur në xhami se nuk duhet pranuar për asgjë në botë.

“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë,” tha imami në xhami.

Debati për këtë çështje ka nisur që pas fushatave sensibilizuese të komunitetit LGBTI nëpër gjimnazet e Tiranës, ku shumë politikanë dhe shoqata të ndryshme kanë shprehur mosdakordësim për këtë gjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here