Mosbindja Civile/ Paloka në : Rama nuk pyet për ligje, i ka privatizuar të gjitha

0
123

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren, Eni Vasili po diskutohet rreth tërheqjes së kryeministrit Rama nga tarifa për ‘Rrugën e Kombit’.

Sot në seancën parlamentare, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama kërkoi falje për të gjithë banorët e zonës, si edhe tha se nuk do të ketë taksë për ‘Rrugën e Kombit’, pa u gjetur një zgjidhje për qytetarët e Kukësit dhe gjithë zonës përrreth.

I ftuar në studio, nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se Rama pavarësisht ndjesës që kërkon kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas Palokës Rama nuk pyet për ligje e as parlament.

Paloka: “Nuk është tërheqje. Ai kërkoi ndjesë për gabimin që kanë bërë. Ndërkohë që kërkon ndjesë, 11 kuksianë janë në burg. Mjafton kjo për të parë se sa ndjesë kërkon ai. Edhe mënyra sesi ai aktroi sot nuk ndryshon nga shumë raste të tjera. Kapet gafil dhe pasi kapet s’ka ku të shkojë. Lajmëron një konferencë, del duke ju marrë fryma,përmend gjëra të tjera, përdor edhe familjen. Ky njeri merr vesh vetëm kur qytetarët i vihen përballë. Asnjëherë ai nuk pendohet. Të gjitha këto tregojnë që ky njeri do vijojë të jetë po ky që është. Nuk pyet për ligje as parlament. I ka privatizuar të gjitha. Atë vetëm frika e bën të tërhiqet. Shpallja e mosbindjes civile e opozitës, erdhi si reagim dhe mbështetje ndaj qytetarëve, nisëm e morën nga iniciativa e qytetarëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here