Tomorr Alizoti: Rama duhet ndalur, çdo ditë e tij në pushtet, një hap drejt katastrofës

0
251

Ish-drejtues i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, Tomor Alizoti u shpreh sot se Edi Rama po dëshmon çdo ditë e më shumë se po ecën në rrugën e baballarëve të tij që e dhunuan dhe terrorizuan këtë popull për 50 vjet. “Tashmë është e qartë se çdo ditë që ai qendron në pushtet është një hap më pranë katastrofës së pakthyeshme. Ky pushtet po bëhet i rrezikshëm ndaj duhet ndalur”, shkruan Alizoti në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Tomor Alizotit

Pamje të trishta na vijnë nga Kukësi, ku policë të armatosur me armë automatike, po patrullojnë në rrugët e qytetit për të terrorizuar qytetarët.

Pasi ua ka shkurtuar jetët njerëzve me varfëri të skajshme, skamje e mjerim, i terrorizuar nga shpërthimi i indinjatës së të dëshpëruarve që nuk kanë çfarë të humbin, Rama ka vendosur të kërcënojë qytetarët e thjeshtë e të ndershëm me përdhunën e policisë.

Kjo është e turpshme! Një qeveri që pretendon se po pret të hapë negociatat, kërkon të shtypë revoltën e të varfërve me kallashnikovë! Ky nuk mund të jetë një vend europian.

Edi Rama po dëshmon çdo ditë e më shumë se po ecën në rrugën e baballarëve të tij që e dhunuan dhe terrorizuan këtë popull për 50 vjet. Tashmë është e qartë se çdo ditë që ai qendron në pushtet është një hap më pranë katastrofës së pakthyeshme. Ky pushtet po bëhet i rrezikshëm ndaj duhet ndalur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here