Rama: Kur populli ka frikë nga qeveria, është tirani, kur qeveria ka frikë nga populli, është liri…

0

Pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës për 23 protestuesit e ndaluar, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të LSI-së, Luan Rama.

Loading...

Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar vendimin e gjykatës si të turpshëm.

Vendim i turpshëm dhe i paravendosur politikisht!

Në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, sapo u shpall vendimi për 23 qytetarët nga Kukësi, të akuzuar pas protestës në rrugën e Kombit.
Një vendim i turpshëm dhe i paravendosur politikisht prej vetë Kryeministrit Edi Rama, i lexuar nga një e ashtuquajtur gjyqtare, mjerane dhe gjysmë e kërrusur, që më e pakta, në respekt të integritetit të vet profesional, nuk duhej të pranonte të lexonte një vendim që nuk e ka shkruar vete!
Paligjshmëria e një procesi politik, u konfirmua edhe sot me një vendim politik, fyes dhe provokues jo vetëm për kuksianët trima dhe bujarë, po për të gjithë qytetarët shqiptarë që lirinë e kanë të shenjtë!
Kur populli ka frikë nga qeveria, është tirani, kur qeveria ka frikë nga populli, është liri.
Eshtë koha për të zgjedhur lirinë!

Loading...

Lini nje pergjigje