Ndahet nga jeta Presidentit i Federatës Pan-Shqiptare/ Ja mesazhi prekës i Metës…

0

Ndarja nga jeta e Presidentit të nderit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra është adresuar këtë të mërkurë përmes një letre ngushëllimi nga Presidenti Meta, i cili është shprehur i trishtuar jashtë mase për largimin e profesor Agim Karagjozit. Meta shprehet se me ikjen e inxhinierit, Shqipëria ka humbur një njeri të pazëvendësueshëm i cili mbi të gjitha ishte një njeri i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare.

LETRA:

4 prill 2018

“U trishtova jashtë mase kur mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të atdhetarit të pashoq, shqiptaro-amerikanit të spikatur, Inxhinierit gjirokastrit Agim Karagjozit.

Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut të shtrenjtë, dëshiroj t’u gjendem shpirtërisht pranë familjarëve dhe të afërmve të tij, duke iu shprehur atyre ngushëllimet e mia më të sinqerta!

Me ikjen e tij drejt amshimit, Inxhinier Karagjozi na la një boshllëk të pazëvendësueshëm: si njeri i jashtëzakonshëm, si atdhetar vërtet i rrallë, si një intelektual i veçantë, por mbi të gjitha si një shqiptar i përkryer e i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare.

Jeta dhe veprimtaria e tij në shërbim të mëmdheut, në përkrahje dhe mbështetje të palodhur të çlirimit dhe mëvetësisë së Kosovës, si dhe vëllezërve e motrave tona në Amerikë, në mbrojtje dhe përhapje të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, duke drejtuar me mençuri dhe largpamësi Federatën Pan-Shqiptare ‘VATRA’, do të na shërbejë për jetë të jetë si një shembull e burim frymëzimi i pashtershëm atdhedashurie e përkushtimi.

I pastë dritë shpirti!

Ilir META”

Lini nje pergjigje