Kush është këngëtari i arrestuar sot nga policia. Ja kënga që i kushtoi Ramës (VIDEO)

0
754

Ndërsa Partia Demokratike denononcoi pak minuta më parë arrestimin dhe dhunimin e dy anëtarëve të FRPD-së, mësohet se njëri prej tyre është këngëtari njohur Gent Gjonaj.

Ai është bërë i njohur për këngën që i ka kushtuar Edi Ramës. Këngëtari u bë i njohur edhe kohë më parë, kur u arrestua si një nga protestuesit për bunkerin që do ngrihej tek Ministria e Brendshme.

Lajmi për arrestimin e tij u bë publik nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet:

“Antikomunisti i betuar Gent Gjonaj dhe Ardit Zeneli sapo jane shoqeruar me force tek Komisariati nr.2. Ata kane nevoje per ne tani me shume se kurre.” Duket se këngëtari është një protestues aktiv kundër vendime të Edi Ramës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here