Kryemadhi me ton të ashpër: Rama s’ka ku të futet. Koha e politikës mbaroi, tani flet populli…

0
165

Kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi, ka folur me tone të ashpra, pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës për 23 protestuesit e ndaluar në 31 mars.

Gjatë daljes së saj publike, Kryemadhi tha se nuk ka më banda dhe kriminelë që mund të mbrojnë Edi Ramën, duke thënë se opozita e bashkuar sot është bërë bashkë me popullin dhe nuk do lejojnë më kriminelët në pushtet.

DEKLARATA E PLOTË:

Hakmarrja primitive e Edi Ramës u pasqyrua sot në vendimin e Gjykatës, krejtësisht arbitrare dhe në shkelje të hapur të ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Kryeministri humbi sot përballjen e tij me të vërtetën dhe shtetin e së drejtës. Ai dhe veglat e tij në prokurori dhe gjykatë po sot dëshmuan se drejtësia vdiq. Jetojmë tashmë në një shtet policor! Prokurorët dhe gjykatësit janë nën thundrën e policisë.  Veprimi I sotëm tregoi që Reforma në Drejtësi instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar. Tashmë më këtë pushtet nuk ka më asnjë bashkëveprim civil. Ky vend është në duart e një kryeministri hajdut, të papërgjegjshëm dhe peng të bandave dhe kriminale. Por më shumë dhe çdo ditë po bëhet dhe peng  I oligarkëve.  Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe vullnetin tij.  As bandat dhe as kriminelët që e rrethojnë Edi Ramën, as ato që eksporton nga jashtë. Edi Ramën nuk mund ta shpëtojë dot askush nga revolta e popullit. Kushdo qofshin këta të cilët pasurohen çdo ditë me gjakun e shqiptarëve që varfërohen çdo ditë e më shumë. Opozita e bashkuar nuk do ta lejojë këtë reprezalje të krimit të veshur me pushtet. Frika nga populli po ia merr frymën por ky frikacak nuk mund ta mbysi një popull të tërë. Veprimet e opozitës janë legjitime tashmë në krye të popullit që nuk pajtohet me dhunën policore dhe kriminale të Edi Ramës. Ata policë që I shërbejnë pushtetit duhet të llogarisin edhe fundin e karrierës së tyre bashkë me pushtetin e Edi Ramës. Po kështu edhe ata gjykatës e prokurorë që me zellin e tyre anti popullor po  I shërbejnë Edi Ramës dhe krimit të organizuar. Sot fjala e politikës mbaroi. Tani fjalën e ka populli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here