Fatmir Limaj/ Falenderim për Presidentin Meta: Gjithmonë i angazhuar në çështjet e Kosovës…

0
142
Fatmir Limaj ka reaguar në rrjetin social facebook, pas takimit me Presidentin Meta. Ku shprehet i kënaqur  pas këtij takimi. 
Postimi i plotë: 
Ishte kënaqësi për mua ta takoja sot presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta.

Shkëmbyem mendime rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë e Shqipëri. Si gjithmonë presidenti Meta po i përcjell me interes të veçantë zhvillimet në Kosovë. Ishte konstatim i përbashkët se bashkëpunimi Kosovë- Shqipëri duhet të thellohet në të gjitha fushat.

Presidentit Meta ia paraqita shqetësimin e qytetarëve të Kosovës për çmimin e taksës në “Rrugën e Kombit”. Ndamë të njëjtën bindje se “Rruga e Kombit” është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë dhe është detyrë e dy qeverive tona që të kujdesemi që kjo rrugë si investim i përbashkët t’i shërbejë këtij misioni.

Krejt në fund e falëndërova presidentin për angazhimin e tij personal për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here