Video/Ndërron jetë në spital ish-kryeplaku nga Skrapari…

0

Një krim ka ndodhur mëngjesin e sotmë në Skrapar, ku Fatmir Cenaj qëlloi me armë ndaj bashkëfshatarit të tij, për çështje pronësit.

Loading...

Jonuz Banaj kishte marrë plagë të rënda dhe u soll me urgjencë për në Tiranë.

Por sipas burimeve policore në ‘lidhje me plagosjen me armë të ndodhur në fshatin Rehovë të Skraparit, ju bëjmë me dije se i plagosuri Jonuz Banaj ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë’.

Viktima ishte ish-kryetari i fshatit Rehovë në Skrapar është plagosur nga një 58-vjeçar.

Nga informacionet zyrtare mësohet se rreth orës 9:40, Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan ka qëlluar me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit 60-vjeçarin  Jonuz Banaj banues në Rehovë, Poliçan.

Mësohet se më pas është arrestuar autori, i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Loading...

Lini nje pergjigje