Standard.al

Pyetje publike për avokaten e popullit për falsifikimin e orëve nga Prokuroria

0

 

Nga avokati Altin Goxhaj

PYETJE PUBLIKE PËR AVOKATEN E POPULLIT TË LULIT (ERINDA BALLANCA) PËR FALSIFIKIMIN E ORËVE NGA PROKURORIA:

Përse nuk fillove proçedimin penal ndaj oficerëve të policisë gjyqësore për falsifikimin e proçesverbaleve (të paktën për orën e ndalimit të cilën e ke nxjerrë në Raportin e përditësuar të orës 13:50 të dt 1 Prill por s’e ke përmendur më në Raportin e orës 19:00) dhe gjithë shkeljet e tjera që ajo as i ka përmendur në Raportin e Avokatit të Popullit? Përse nuk bëre verifikim në terren duke bërë dosjen derë më derë me të dhënat e marra pranë çdo familjari dëshmitar dhe vetë të paraburgosurve për orën e rrëmbimit as mesnate në të gdhirë të dt 1 Prill 2018 kur e dije shumë mirë se kaq do të mjaftonte për ti nxjerrë automatikisht të lirë nga gjykata për shkaqe të thjeshta proçeduriale?
Pse nuk ke nisur kallzimin penal për mosvënien në dispozicion të dokumentacionit ligjor të kërkuar nga ju që në dt 1 Prill???
Pyetja më e rëndësishme? PO TI PSE NUK U PARAQITE PERSONALISHT ASNJË MOMENT TE DREJTORIA E POLICISË 3 DITË RRJESHT? Ku ishe? Në Shqipëri apo Maldive???

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.