‘Arrest shtëpie’ për Frrokajn, por apeli ka vendosur…

0
160

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjyktës së shkallë së parë Lezhë për kreun e bashkisë. Është lënë në fuqi masa e sigurisë arrest shtëpie për Frrokajn. E njëjta masë u la në fuqi edhe për nënkryetarin e Bashkisë Lezhë.
Frrokaj kishte kërkuar masen detyrim paraqitjeje.
Ata akuzohen për tjetërsim pronash nga prokuroria dhe shperdorim detyre.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka mohuar akuzat sot në sallën e gjyqit duke u shprehur se është totalisht i pafajshëm.
“Jam ndjerë i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej të isha thirrur nga ana e tyre sepse jam njeri i komunikueshëm. Kam kërkuar ndryshimin e masës se sigurimit. Ndjehem totalisht i pafajshëm. ATMP vjen i plotësuar dhe nuk plotësohet asnjëherë nga bashkia. Jemi thjesht institucion i ndermjetem ne kete rast Atmp ne e marrim si te ligjshme dhe te rregullt dhe kalon tek ne me shume per vjeljen e takses sesa per verifikim. Kete nuk e bejme ne. Qytetari qe ka kete dokument bashkia ska te drejte firme. Thjeshte ne i percjellim ne Hipoteke. ATMP firmos 20 deri ne 50 ne dite dhe s’kemi mundesi te shkojmë ne terren dhe nuk kam kompetencë. Nëse dikush ka parë që dokumentet janë false atëherë mund t’i dërgojë tek komisioni i dokumentacioni. Mbiemri Frrokaj ska lidhje me mbiemrin Frroku janë krejt te ndryshme. Asnjë nga fisi im ska lidhje ne 10 brez me këto persona. Dokumentacioni i ATMP persa i perket Hartografise verifikohet nga keshilli i qarkut dhe hartograf privat me license”, tha Frrokaj.

Sipas Prokurorisë, Frrokaj ka firmosur dokumente pa ia kaluar ZRPP, ndërsa dyshon se kryebashkiaku ka kryer veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ bashke me vartësit e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here