A e dini cfar ka bere Presidenti i Olimpiakosit . Ka pushuar……

0
205

Presidenti i Olimpiakosit Evangjelos Marinaqis ka gjobitur skuadrën me 400,000 euro dhe ka urdhëruar lojtarët e tij që të shkojnë me pushime deri në fund të sezonit.

Marinaqis, i cili zotëron edhe Notingam Forest në Angli, u tërbua pas barazimit 1-1 ndaj Levadhjakosit fundjavën e shkuar, rezultat që e ka Olimpiakosin në vendin e tretë në renditjen e kampionatit grek.

“Do ta ndërtoj Olimpiakosin nga e para dhe do ta kthej në skuadrën që kemi ëndërruar. Unë dhe tifozët boll kemi duruar. Do të largoheni sot dhe do të ikni me pushime”, është shprehur Marinaqis, i cili ka deklaruar se shumë pak lojtarë nga ekipi i parë do të qëndrojnë për 3 ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, duke i zëvendësuar me lojtarë nga Olimpiakos U20.

“Skuadra amatore është në themelet e klubit, e dashuron Olimpiakosin dhe tifozët më shumë sesa ju”, ka shtuar Marinaqis, dukshëm i irrituar me lojtarët e ekipit të parë, duke u betuar se paratë e gjobave do t’i investojë tek ekipet e moshave.

“Je e keni mendjen te shtëpitë e bukura ku jetoni dhe te makinat që ngisni, duke mos e vrarë mendjen për ekipin. Unë paguaj miliona që ju të keni gjithçka. Për shkak të veprimeve tuaja pushova nga puna tre trajnerë, por tani e shoh që paksa qenë faji juaj”.

Marinaqis tha se gjysma e gjobës ishte për barazimin ndaj Levadhjakosit dhe pjesa tjetër si ndëshkim për barazimin 1-1 ndaj Panathinaikosit.

Olimpiakosi është tashmë 9 pikë pas AEK-ut kryesues, me skuadrën nga Pireu që është dënuar edhe me 3 pikë në renditje, për shkak të dhunës së tifozerisë në humbjen 2-1 ndaj AEK-ut në shkurt.

Me këtë furtunë, nuk është çudi që në ekipin e parë të gjejnë hapësirë disa lojtarë shqiptarë, sepse te Olimpiakosi U-20 aktivizohen portieri 16-vjeçar Livio Malaj, mbrojtësi 17-vjeçar Rezart Rama dhe sulmuesit Emiliano Bullari (16 vjeç) dhe Mario Vrushaj (19 vjeç).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here