Televizioni i Zvicrës: Erdogan “fut në kthetra” Kosovën

0

Televizioni zvicerian SFR realizoi një reportazh rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Loading...

Në edicionin qendror të lajmeve, SFR, televizioni publik i Zvicrës, është marrë me krizën e fundit në Kosovë, në të cilën është përfshirë lideri autokrat turk, Recep Tayip Erdogan. SFR realizoi një reportazh rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, respektivisht për deportimin e shtetasve turq të enjten e kaluar, tw akuzuar nga Ankaraja si mbwshtetws tw Fetullah Gylen.

Sipas televizionit SFR, në Ballkan po ndodhin lëvizje të mëdha gjeopolitike, ndërmjet dy fuqive me ndikim, Turqisë së Recep Tayyip Erdoganit dhe Rusisë së Vladimir Putinit. Loja po bëhet tejet e rrezikshme, sipas analistit Georg Häsler, duke pasur parasysh se BE është fare e pafuqishme karshi këtyre ndikimeve. Në raport u pasqyruan familjet e të deportuarve dhe Hashim Thaçi, i cili mbrojti aksionin e shërbimit sekret turk, sikur të ishte kosovar.

Artikullin e plotë mund ta gjeni këtu.

https://www.srf.ch/news/international/machtpoker-auf-dem-balkan-erdogans-griff-nach-kosovo

Loading...

Lini nje pergjigje