“Kurrë nuk e kam kundërshtuar policinë e shtetit” flet ish-truproja e Sali Berishës…

0

Dhjetëra qindra qytetarë nga zona e veriut, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe nga Kosova protestuan në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës së vendosur për mjetet që kalojnë në këtë aks rrugor. Protesta u shoqërua me dhune dhe përplasje mes qytetarëve dhe policinë, por ajo që ra në sy ishte fakti se në protestë u vu re edhe pjesëmarrja ish truprojës së ish kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj. Ky u fundit përmes një postimi në rrjetet sociale tregon arsyet si u gjend në protestë dhe mbështetjen e tij për PD.

 

Statusi i plotë:
Une po shkoja per ne shtepine time. Pashe shume qytetare qe kishin ardhe per proteste e mu ba zemra mal se i perkas kesaj zone.
Une jam pjese e Partise Demokratike dhe mbeshtetes i pa lekundur i oreve te para. Nuk ja kam kursyer perkrahjen as kontributin ne vite. Jam pishtare i Demokracise.
Nje vlla u vra me 28 Nandor 2000 ne protesten e Partise Demokratike per vjedhjen e votes.
E bej kte sqarim te nevojshem per te sqaruar gazetarucet qe dizinformojne opinionin publik. Qe shigjetojne ne menyre dashakeqese e tendencioze.
Une jam Tropojane por dje isha mes qindra mijrave te ardhur nga gjithe Shqiperia e Kosova. Por dje te gjithe u bame Kukesian e krenare.
Dje dhe sot isha jam e do te jem kudo ku padrejtesia kthehet ne ligj.
Jam kudo ku vllezerit e mi nga Saranda ne Tropoje protestojne ku e drejta e liria e tyre cenohet.
Rrugetimin tim e kam e bere e do ta bejne emer te se drejtes duke qene korekt ne menyren me rigoroze me ligjet e shtetit. Kurre nuk e kam e kundershtuar ofenduar policine e shtetit.
Ata jane njerezit me te vuajtur ku ne mes te tyre ka dhe provokatore qe nxisin dhune. Me respekt Sali Lushaj.

Lini nje pergjigje