“Edi Rama ka vendosur vetë pa pyetur askënd,” flet eksperti…

0
404
Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Mund të kishte zgjidhje të shumta, por Edi Rama ka vendosur që gjithçka ta bëjë vetë pa pyetur askënd.

Bëhet fjalë për taksën që ka vendosur në Rrugën e Kombit.

Zgjidhet duket se janë të ndryshme. Një prej tyre sugjeron edhe eksperti i kësaj fushe, inxhinieri Fatos Cenaliaj.

Sipas tij, nëse qeveria do të kishte bërë zgjidhje të ndryshme nga kjo që ka bërë deri më tani, nuk do të kishte këtë krizë.

Ja çfarë shkruan inxhinieri Fatos Cenaliaj:

Edhe pse duket i vonuar, debati për tarifimin e shfrytëzimit të rrugëve në Shqipëri duhet të ishte bërë ose të behet sot duke ju referuar praktikave të vendeve me infrastrukturë dhe trafik të ngjashëm me Shqipërinë!

Së pari, përdoruesit qytetarë të Republikës së  Shqipërisë nuk mund të paguajnë dy herë, pra, automatikisht përjashtohen. Koncesionari mund të regjistronte këto mjete për të vjelë taksen proporcionalisht nga Shteti për segmentin që administron (variant);

Se dyti, për mjetet që nuk janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, duhet të aplikohet taksë e përgjithshme (VIGNETTE) për shfrytëzimin e të gjithë infrastrukturës rrugore.

Koncesionari edhe këtu, ofron shërbimin e regjistrimit dhe shitjes së VIGNETTe-es. Me marrëveshje me Qeverinë pjesë e kësaj takse duhet ti përpjesëtohet koncesionarit. Çmimi i VIGNETTe duhet të jete i arsyeshëm dhe te mos kaloje çmimin mesatar te vendeve evropiane qe e aplikojnë. Për shtetasit kosovar, në periudha të caktuara mund të ketë edhe promocion nxitës për të cilin shteti shqiptar e kompenson koncesionarin në vlerë.

Për referim më poshtë janë të listuara çmimet me afatet për disa vende qeë duhet të na shërbejnë si model.

Austria – 10 days 5.10 EUR

Bulgaria – 7 days 8 EUR

Czech Republic – 10 days CZK 310 (af. 10 EUR)

Hungary – 10 days HUF 2975

Romania – 7 days 3 EUR

Slovakia – 10 days 10 EUR

Slovenia – 7 days 5 EUR

Switzerland – 14 months 40 CHF

Sjellja radikale nuk sjell asnjë të mirë dhe nuk ka për të dhënë zgjidhje për asnjë palë në këtë krize!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here