Çfarë po ndodh? Nis komploti i Kastës kundër Popullit, të gjithë bashkë, me kuç e me maç…

0
342

Biznesmeni dhe deputeti Agron Shehaj ka shpërthyer kundër deklaratës së Dhomës së Tregtisë me në krye Nikolin Jakaj, të cilët dolën në mbrojtje të qeverisë Rama për çështjen e taksës 5 euro në Rrugën e Kombit. Pavarësisht se Shehaj është një biznesmen i madh, ai e ka ndarë veten nga kjo “kastë” siç e quan ai e cila u del në krah ministrave dhe politikanëve të korruptuar.

Statusi i plotë i Agron Shehaj

Nje komplot i Kastës kundër Popullit.
U bënë te gjithë bashkë, me kuç e me maç, biznesmenët e mëdhenj u vunë sot në krah te Gjyqtarëve, Ministrave, Politikanëve të korruptuar.
Meskinët dhe servilët u bashkuan nën flamurin me sorrë të grabitjes kombëtare. Ky është Kapitalizëm parazit dhe provincial.
Nëpërmjet tij biznesmenët e tenderave, lejeve të ndërtimit, koncesioneve sulmojnë protestuesit.
Pothuajse asnjë prej tyre nuk prodhon një produkt apo një shërbim në treg të lirë dhe transparent. Këta kapitaliste, të hurit e të litarit, në vënd që të ulin kokën dhe të heshtin, bëhen me pushtetin kundër të varfërve.
Dihet pse: pronat që mbrojnë tani janë ato që kanë vjedhur dje me korrupsion, forcë dhe servilizëm politik!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here