Vasili: Sa shume e urren Kryeministri Kosoven.

0

 

Loading...

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka reaguar përmes një statusi në Facebook, në të cilin shkruan se i vetmi moment sinqeriteti që kishte kryeministri sot, ishte momenti kur tregoi hapur urrejtjen dhe përbuzjen që ka ai për Kosovën. Ndërsa vërtetimin e kësaj urrejtjeje të madhe e bëri duke vendosur taksën e rrugës që lidh vendet e gjakut.

Postimi i plotë

Sot kryeministri pati vetem nje moment sinqeriteti.Ai e tregoi qarte dhe eger urrejtjen dhe perbuzjen ndaj Kosoves.

Ai me arrogance dhe percmim i tregoi deren Kosoves,tregoi se nuk i behet vone fare per interesat ekonomike te saj, tregoi se Kosova eshte si te gjithe shtetet e tjera ne glob,tregoi se e perbuz Kosoven dhe drejtuesit e saj dhe as begenis te flase fare me ta per asnje problem.

Shkurt per kryeministrin, qe urren Kosoven ajo eshte thjesht nje klient.
Per kryeministrin me antishqiptar te historise Kosova nuk eshte vendi i vellezerve tane te nje gjaku,nuk eshte vendi i martirizuar nga gjenocidi serb,nuk eshte nje djep i patriotizmit dhe atdhedashurise,nuk eshte vendi i mendjeve te ndritura e shume te dashura shqiptare,per te eshte thjesht nje klient, qe s’ka nga t’ja mbaje dhe do kaloje te rruga e kombit ku pret t’i plaçkise ky kryeminister antishqiptar.
Ky eshte turpi me i rende i ketij kryeministri.
Per ne te gjithe Kosova eshte dhe do te jete ne jete te jeteve vendi i dashur i vellezerve tane te nje gjaku dhe rruga e kombit nje arterie ku vellezerit te levizin lirshem si ne shtepine e tyre.

Loading...

Lini nje pergjigje