Tensionohet situata para Drejtorisë së Policisë, protestuesit hyjnë brenda: Nxirrini vëllezërit tanë..

0
459

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e të arrestuarve në Kukës.

Disa qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit.

 

Një apel për lirimin e të arrestuarve e ka bërë edhe Këshilli Bashkiak i Kukësit, i cili ka paraqitur një deklaratë me 5 pika ku nuk pranon negociata deri në nxjerrjen e të arrestuarve.

Ashtu siç paralajmëroi edhe policia dje, Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 23 urdhër arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe i vunë flakën sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here